EMRI/ Ky është bashkëpunëtori shqiptar i dy rumuneve që zhvatën mijëra euro të moshuarve grek

EMRI/ Ky është bashkëpunëtori shqiptar i dy rumuneve që zhvatën mijëra euro të moshuarve grek

Dy gra rumune dhe një 30-vjeçar shqiptar janë  arresuar nga policia greke pasi akuzohen se u kanë zhvatur mijëra euro disa të moshuarëve grek.

Së funmdi në mediat greke janë publikuar emrat dhe fotot e tre të arrestuarve nga policia greke. Bëhet fjalë për Ana-Malia Covaci 23-vjeçe, Cassandra Voina 22-vjeçe dhe bashkëpunëtori i tyre, Fatjon Demiri 30-vjeç.

Të tre të arrestuarit janë përfshirë në dy raste vjedhjesh e mashtrimesh kundër të moshuarëve në Pieria.  Sipas policisë, në shtator 2018 në Katerini, dy gratë me anë të një ilaçi kishin vënë në gjumë një 80-vjeçare dhe më pas i grabitën një shumë prej 6 000 eurosh dhe disa telefona celularë. Më pas dy të rejat janë larguar me shpejtësi pasi jashtë shtëpisë i priste 30-vjeçari shqiptar. 

Në një rast tjetër 22 vjeçarja Cassandra Voina vjeçarja kishte arritur t’i merrte një 76 vjeçari grek shumën prej 9.080 euro, në harkun kohor të dy vjetëve. Tre të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës ku do të përballen me akuzat për zhvatje parash.







Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike