Atentat vëllezërve në Tepelenë, njërin e plagosin me kallash në derë të shtëpisë, tjetrin e marrin dhe e vrasin rrugës (VIDEO)

TEPELENË- Një person ka mbetur i vrarë në dalje të Tepelenës ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Viktimë ka mbetur Artur Bresha 47-vjeç  ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij Artan Bresha 43-vjeç.

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin.

Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli.

Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri vëllai i tij Artan Bresha

 Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 8 viteve pasi ishte duke transportuar 820 kg droge.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 05/12/2019 00:19

    Djali i mire Bostani, nuk i binte njeriu ne qaf kote.

    Përgjigju
    • Betoni: 05/12/2019 08:32

      edhe krejt kot s'te vret kush. Plumbat bejne lek e ka rrezik

  • Eri: 04/12/2019 21:48

    Gjyna ore Bostan diali je dial i mir zoti te dhente forc per vellain e qoft i xhenetit e uroj te sherohesh sa me shpejt

    Përgjigju
  • Termeti: 04/12/2019 21:37

    Nuk vute mend se iken 51 vete nga termeti prape mendjen te vrasjet e keni o qelbesira te felliqura?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb