EMRI/ Po shkonte në punë, aksidenti i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali (FOTO)

EMRI/ Po shkonte në punë, aksidenti i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali (FOTO)

Një aksident tragjik i ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Bari të Italisë, i ka kushtuar jetën një 19-vjeçari shqiptar. Ai është Sergio Prodani, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes duke mos patur mundësi të shkojë as në spital edhe pse ndihma i ka ardhur shumë shpejtë.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po lëvizte me automjetin e tij 'Renault Twingo' dhe po shkonte në punë, ku më pas humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër të autostradës. Si pasojë ai është përplasur me një automjet tip 'Audi' që drejtohej nga një italian i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë qindra mesazhe ngushëlluese kanë ardhur nga komuniteti ku shqiptari jetonte. Ndërkohë ngushëllime për familjen e 19-vjeçarit që humbi jetën ka shprehur edhe kryebashkiaku, Tutto Acquaviva, Davide Carlucci, i cili shkruan: “Bashkësia gjendet rreth miqve dhe familjes së Sergio Prodanit”.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK