Emri stadiumit në shitje, Braçe kundër FSHF-së: Kanë qëllim vetëm paratë

Vendimi i federatës shqiptare të futbollit për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet ka sjellë reagimin e parë nga ana e zyrtarëve të shtetit. Përmjes në postimi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili njihet për përplasjet e tij me institucionin e futbollit, thotë se FSHF ka vetëm një qëllim: parëtë!

“Është e habitshme, por aq e fortë është rendja pas parasë në FSHF sa akush nuk po e kupton se gara, konkurrenca, cilësia përmes tyre mund ta bëjë FSHF-në më të pasur, madje dhe me paratë që po i kërkon duke luftuar Qemal Stafën.”

Më tej Erion Braçe bën edhe një sqarim, duke thënë se vendimi I FSHF-së për të kërkuar spoinsor për emnrin e stadiumit është tërësisht ekskluziv dhe se qeveria nuk ka asnjë lidhje me këtë.

“Lexoj që shkruhet e lihet të kuptohet se ka një vendim politik!
Dua të pyes: Cili është ky vendim? Kush e ka marrë? Ku është ky vendim, zyrtar dhe i botuar?
Në dijeninë time, NUK KA ASNJE VENDIM POLITIK TE MARRE PER EMRIN E STADIUMIT QEMAL STAFA!”

Në fund zëvendëskryeministri tregon se përse emri i stadiumit duhet të mbetet ‘Qemal Stafa’.

“Qemal Stafa është figura më e pastër e Luftës së Dytë Botërore në këtë vend. Është mishërimi i qartë i gjithë sa thashë më sipër. Është një shqiptar i madh! Ai nuk mund të tregëtohet! Gjithkujt që tani po bëhet gati për atë pyetjen standarde-po ç’lidhje ka me sportin, futbollin, dua t’i them me të shpejtë se, pas kaq shumë vitesh në atë stadium, futbolli, fitoret më të bukura, janë të lidhura me Qemal Stafen!”

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet pritet të inagurohet në muajin shtator.
 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozi kuqezi: 31/07/2019 11:39

    Z. Brace mos bej gam gam por kapeni Duken kete hajdut plaseni brenda sepse stadiumin atij nuk ja la as babai as nena qe tja vere emrin ai nderkohe qe ai emrin e ka dhe gjithmone do te quhet Stadiumi kombetar QEMAL STAFA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale