EMRI/ Tentoi të kalonte 9.2 kg drogë drejt Greqisë, arrestohet 64 vjeçari në Kapshticë, lëndën narkotike e kishte fshehur brenda gomave

EMRI/ Tentoi të kalonte 9.2 kg drogë drejt Greqisë, arrestohet 64 vjeçari në Kapshticë, lëndën narkotike e kishte fshehur brenda gomave

Dogana në Kapshticë

Policia kufitare ka arrestuar 64 vjeçarin, Spotiraq Çipi i cili ka tentuar të kalojë në Kapshticë me 9.2 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Droga ishte e ndarë në 16 pako të ndryshme dhe ishte fshehur brenda gomave rezervë të makinës për t’u transportuar më pas drejt Greqisë.

64 vjeçari po drejtonte makinën me të cilën tentoi të kalonte drogën në pikën kufitare të Kapshticës.

"Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin e mësipërm. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjet, përfshi edhe procesin e skanimit, në bagazhin e tij, në dy goma rezervë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 pako, me peshë 9.2 kg, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa"-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po kryhen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për evidentimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë.

 

 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus