EMRI/ Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’ të caktuar nga GJKKO, kapet duke bërë xhiro me kanabis në makinë 19-vjeçari në Kukës

EMRI/ Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’ të caktuar nga GJKKO, kapet duke bërë xhiro me kanabis në makinë 19-vjeçari në Kukës

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Kukës, pasi u kap teksa lëvizte me automjet, brenda së cilës kishte kanabis dhe shkop bejsbolli, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi" të caktuar nga GJKKO-ja.

Më pranga ka rënë Gerald Metallari, i cili u ndalua nga Policia Kukës teksa lëvizte me automjetin e tij  tip “Benz”, së bashku me dy pasagjerë.

Nga kontrolli që uniformat blu i bënë mjetit, gjetën një sasi kanabisi dhe një shkop bejsbolli, që u sekuestruan si provë materiale.

Ndërsa, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 19-vjeçari  ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të kryera në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast i riu u arrestua në flagrancë si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shoqëruesit e tij S. C., 19 vjeç dhe F. SH., 18 vjeç, të tre banues në Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona