Një 18-vjeçar në Kukës i identifikuar si Gerald Metallari ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pasi po transportonte me një furgon, kundrejt parave, 59 emigrantë nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua dhe babai i të riut, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)