FOTO+EMRI/ U kap duke dorëzuar kokainën me vlerë 139 mijë euro në Irlandë, dënohet me 2 vite burg mekaniku shqiptar

FOTO+EMRI/ U kap duke dorëzuar kokainën me vlerë 139 mijë euro në Irlandë, dënohet me 2 vite burg mekaniku shqiptar

Xhevahir Ibraj

Një mekanik me origjinë shqiptare, Xhevahir Ibraj, 42-vjeç, u kap në mes të dorëzimit të një sasie kokaine me vlerë 139 mijë euro. Ai është dënuar me dy vite burg.

Ibraj u pa nga agjentët e policisë, në një kryqëzim në Porterstown Road në Dublin 15, duke marrë një çantë Lidl nga një i bashkëakuzuar, e cila më vonë doli se ishte e mbushur me drogë. Dyshja nuk ishin nën asnjë survejim dhe u kapën nga agjentët, që u ndodhën në zonë.

Kur agjentët iu afruan dhe i kërkuan të dorëzonte çantën që sapo kishte marrë nga burri tjetër, Ibraj fillimisht dorëzoi një qese me patate dhe më pas një qese me rroba përpara se qesja e mbushur me kokainë të dallohej, në fundin e këmbëve, në makinë që ai drejtonte.

Një tjetër pako me kokainë u mor gjithashtu nga makina, me drogën që kishte një vlerë të kombinuar në rrugë prej 139,132 €, tha rreshteri Frances Hall për Maddie Grant BL.

Ibraj, nga The Village, Clonsilla, Dublin, u deklarua fajtor për një akuzë, posedim droge për shitje ose furnizim më 17 mars 2020, raportojnë mediat e huaja.

Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. Më parë ai ishte dënuar me katër vjet burg. Gjykata deklaroi se pas kontrollit në shtëpinë e tij gjetën para dhe sende të tjera.

Gjykata deklaroi se Ibraj fillimisht ishte akuzuar edhe për veprën më të rëndë të drogës, por pranimi i tij i fajësisë për akuzën më të vogël të drogës ishte i pranueshëm për Drejtorin e Prokurorisë Publike.

Avokati James Dwyer tha se klienti i tij është me origjinë nga Shqipëria dhe jeton në Irlandë për 14 vjet. Ai ka një grua dhe dy fëmijë, punon si mekanik dhe u përshkrua nga avokatët mbrojtës si një “familjar punëtor”.

Ai nuk kishte rënë në vëmendjen e policisë para këtij incidenti, u tha në gjykatë. Dwyer parashtroi se fajësia e Ibraj ishte më e ulët se e bashkëakuzuarit e tij.

Duke dënuar Ibrajn të martën, gjykatësi Martin Nolan tha se i akuzuari u soll në mënyrë evazive kur u kap nga agjentët, duke shtuar se ai meritonte një dënim me burg për veprimet e tij atë ditë.

“Ai e përfshiu veten me një sasi mjaft të rëndë droge, ose me dashje ose nga pakujdesia”, tha ai, duke dhënë një dënim me dy vjet.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër