Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi këta të fundit i gjetën në makinën e tij 52.6 kg kanabis, të cilin do ta trafikonte në Greqi, kundrejt fitimit 500 euro/kg.
Në kuadër të operacionit "Restart 16", u arrestua Klodian Kllomollari.
I arrestuari u lokalizua në fshatin Vërdovë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Benz", të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.7%
-
Të gabuar
62.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjetet përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)
25 Shtator, 10:48
-
Kishte kultivuar 2500 rrënjë kanabisi, arrestohet 29-vjeçari në Spanjë
24 Shtator, 19:52
-
VIDEO/ Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në aksin Goricë-Korçë! Shkak dyshohet një defekt teknik
24 Shtator, 13:09
-
Flamingot ‘zbresin’ në Pogradec, pamjet mahnitse të shpendit të rrallë në liqen
22 Shtator, 14:11
-
Shkodër/ Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari! I sekuestrohet edhe municion luftarak
22 Shtator, 11:27
-
U deportua nga Britania në Shqipëri pas dënimit për trafik droge, shqiptari tenton të hyjë me pasaportë fallco në Mbretërinë e Bashkuar
22 Shtator, 10:05
-
Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit
21 Shtator, 20:57
-
Maliq/ I riu përplas me makinë një të mitur 8-vjeç, përfundon në spital
21 Shtator, 20:51
-
Aksident në Korçë! Makina përplas këmbësoren 48-vjeçare, përfundon në spital
21 Shtator, 17:45
-
Pogradec/ Lagjja dhe shtëpitë ku jetuan Poradeci dhe Kuteli do restaurohen! Qeveria jep 650 mln lekë, punimet pritet të nisin në nëntor
20 Shtator, 16:01
-
Përshtati lokalin për shitje droge, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)
19 Shtator, 17:57
-
Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
19 Shtator, 13:13