EMRI/ U kap nga kamerat teksa i mori telefonin një gruaje në një lokal, në pranga 50-vjeçari në Sarandë (VIDEO)

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi i vodhi telefonin një gruaje në një lokal në Sarandë.

Në pranga ka rënë Leonard Hajdhushi, pasi akuzohet se ka vjedhur një celular. Ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.  

Një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të sendeve personale të pushuesve, në një hotel.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, në veçanti për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve, kanë vënë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet përsonale të një qytetareje, në një lokal. 

Në pranga është vënë shtetasi L. H., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje, ndërkohë që ajo qëndronte në një lokal.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve