FOTO+Emri/ Zhduket 12-vjeçarja gjermane në Pogradec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

FOTO+Emri/ Zhduket 12-vjeçarja gjermane në Pogradec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Qyteti i Pogradecit

12-vjeçarja nga Gjermania është zhdukur pa lënë gjurmë në plazhin e Pogradecit është gjetur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1, në zonën e plazhit publik. Kallëzimi në polici është bërë nga njerku i vajzës, V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.

Për të ndihmuar në gjetjen e saj policia bëri edhe identiktin e vajzës duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbulimin e vendndodhjes së saj. 

Njoftimi i Policisë: 

Pogradec

Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin "Adidas", si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. 

Vajza që kishte humbur Florentina Meyer

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane. Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
U zhduk një ditë më parë në Pogradec, gjendet 12-vjeçarja gjermane. Policia e merr në pyetje

Pogradec- Është gjendur vajza gjermane e cila po kërkohej që dje nga policia e Pogradecit pas alarmit që ngriti njerku i saj.

Tashmë 12-vjeçarja tashme po merret në pyetje nga policia për sqarimin e zhdukjes.

Ngjarja

12-vjeçarja nga Gjermania u zhdukur pa lënë gjurmë në plazhin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1, në zonën e plazhit publik.

Kallëzimi në polici është bërë nga njerku i vajzës, V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.

Njoftimi i Policisë: 

Pogradec

Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin "Adidas", si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara. 

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane. Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë