Një grua shqiptare, nënë e dy fëmijëve, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Itali. Mediat fqinje raportojnë se 35-vjeçarja Marjana Marku është zhdukur prej dhjetë ditësh, ndërsa policia është vënë në kërkim të saj.
Mësohet se e reja banonte në ‘Marina di Massa’, së bashku me familjen e saj. Nëna shqiptare nuk ka lënë asnjë gjurmë prej 11 qershorit, ndërsa rasti është bërë publik në emisionin ‘Chi l’ho visto?’
Mediat italiane kanë publikuar dhe foton e gruas shqiptare, e cila po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të familjarëve në polici.
(Nëna shqiptare e zhdukur në Itali)
Komento