Enada At'Nikolla: "Arsyet
pse i thashë jo revistës “Elle”

Enada At'Nikolla: pse i thashë jo revistës “Elle”">
Stilistja e njohur Enada At'Nikolla ndonëse shpeshherë zgjedh të qëndrojë larg mediave, vjen në një rrëfim të gjatë dhe të ngrohtë për suplementin "THASH&THEM". Ajo ka qenë pjesë e eventit "Miss Albania" ku luante dy role, atë të stilistes dhe anëtares së jurisë. Gjithashtu Enada na tregon më shumë rreth jetës së saj të përditshme, ëndrrat, puna në atelie dhe rolit si nënë. Një rrëfim ndryshe i sjellë nga At'Nikolla.

Enada në kompeticionin "Miss Albania"erdhët me dy funksione atë të stilistes të veshjeve të konkurrentëve si dhe të jurisë. Si u gjendët në këto dy funksione dhe a ndjetë vështirësi?

Prioriteti për mua në këtë event ishte qënia ime si stiliste dhe sigurisht që mbante edhe peshën kryesore. Duke qenë se të jepet mundësia të punosh nga afër me konkurrentët të shohësh trupat, tiparet dhe natyrat, puna e juries bëhet më e lehtë, madje je edhe më e qartë për të përcaktuar fituesen. E gjithë vëmendja ime ishte aty edhe kur isha në juri shihja veten tek kontrolloja ekranet sesi ato shfaqeshin jo vetëm në skenë apo pasarelë. Por dua të theksoj se do të kisha patur më shumë dëshirë të qëndroja pas kuintave për të përcjellë konkurrentët, ashtu siç duhet të qëndrojë stilisti. E veshur në mënyrë të rehatshme duke i përcjellë konkurrentet. Megjithatë kam një staf të mirë kështu që isha e bindur që gjërat do të shkonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Më tëpër e shihja këtë event si sfilatë sesa si konkurs.

E patët të vështirë të përzgjidhni fituesit?

Duke qenë edhe në rolin e stilistes unë mund të mendoja dy ose tre variante për çmim por ishte vetëm një ose dy dhe kjo më bënte të ndihesha edhe keq. Edhe pse për konkurrentët rëndësi kishte çmimi, unë e shihja më shumë si sfilatë. Madje u thoja shpesh se nëse do të zhvilloja një sfilatë tani së afërmi ata do të ishin modelët që do të merrja, pasi i shihja si modelë profesionistë. Madje edhe formati i programit ishte i tillë që ato u trajtuan si modele. Mundësia për të dhënë një çmim ose dy e prish festën, ndërkohë që unë atë event e shihja si një festë më të madhe se aq.

U ndjetë komode me anëtarët e tjerë të jurisë?

Shumë dhe sidomos me Fadilin, pasi duke qenë të dy të fushës së modës i shohim gjërat me të njëjtin sy. Kemi gati të njëjtën gusto për figurat, fizikun, prerjet e fytyrave. Për çdo gjë binim dakort.

Do të kemi së shpejti sfilatë nga ju?

Përpara se të zhvillonim misin doja të realizoja diçka në dimër. Duke qenë se unë nuk jam prodhuese nuk më duhet të punoj për sfilatën një vit përpara. Ashtu siç i nevojitet klientit dhe siç është praktikë tek unë mund të nis realizimet për sfilatë dy ose tre muaj përpara, pasi punoj me kopje unike, si dhe me numër të caktuar klientësh. Kisha në plan një sfilatë të tillë, përgjithësisht me veshje e përditshme dimërore dhe me disa kopje fustanesh të rëndë, pasi këtë vit ka ballo në kuadër të 100-vjetorit. Në këtë periudhë duhen fustane të tillë. Do të kisha realizuar një përzierje të tyre. Për momentin dua të pushoj, edhe pse ështëbërë një kohë e gjatë që nuk jam marrë me veshjet e përditshmërisë. Megjithatë atë që mendoj me siguri është sfilata në pranverë.

Keni zhvilluar 4 sfilata në një periudhë të shkurtër kohore si i vlerësoni?

Ka qenë një vit i ngjeshur qoftë me sfilatën në atelie me bikini, me fëmijët. Ato kanë qenë të natyrave të ndryshme dhe të katërta të rëndësishme ama të gjitha kanë patur shqetësimin e një sfilate të vërtëtë. Ndoshta këtë vit do të kem patur për të thënë. Në mungesë të fjalëve kjo ka qenë mënyra ime.

Cilat janë sipas jush tendencat më të fundit?

Pavarësisht tendecave dhe prurjeve nga stilistët e tjerë, ajo çka unë vetë kam dëshirë të ndaloj është tek materiali i lëkurës, sidomos në disa funde me rrudha të fryrë, edhe tek materiali i stofit, jo një stof i thjeshtë por që ka pak thurje edhe pak ar brenda tij, pra "ricamato". Copat që i kemi parë në xhaketa e në pallto i shoh në veshje më praktike. Është diçka midis një baroku dhe romanticizmi shumë praktik. Në jetën e përditshme veshjaduhet të thotë diçka për njeriun që e mban, pra do të doja që veshja të rëndojë në mënyrë të lehtë. Më pëlqejnë pulovra dhe këmisha me të qëndisura, dhe që pjesa e sipërme të jetë e punuar por me modele të thjeshta.Edhe xhakatat e kadifes dhe materiali i kadifes lisho është një material që ndjej që më frymëzon dhe në atelie aktualisht po punohet metë. Është duke u punuar si në veshjen për menshkuj ashtu edhe për femra por edhe më të gjëra e kam frymëzmin për femrat. Më pëlqejnë fundet xhaketat por edhe pulovrat siç i kemi parëme material kashmiri apo të derdhur unë e shoh me kadife por me pak viskoze dhe fustane të shkurtër por jo detyrimisht të ngushtë. Por edhe stofin "ricamato" me këto të treja unë nuk do të qëndrojë pa kombinuar "picon" tylin, e shoh si materialin shoqërues të këtyre të trejave. Gjithashtu më pëlqen edhe përdorimi i kopsave, jo me shumicë një ose dy kopsa tek xhaketa, por të thotë diçka të flasë shumë, më një të mbëethyer të pakët të kryejë edhe funksionin e dhe të flasë. Kjo të vijë e kombinuar me geta në formë pico e bërë rrjetë si merimangë, një picoje të një toni pak më praktik ku edhe nëpër getë të kesh pico. Këto materiale me këto lloj getash dhe me këpucë gjysëm të hapura, më vjen më e fortë sesa me çizme. Por ajo që më pëlqen përjetësisht janë çizmet e kadifesë. Megjithatë është vërtët lluks, mund të alternohen edhe më çizme më praktike por kombinimi më i mirë i mundshëm që propozoj është ky. Këto desha t'i propozoj edhe për ato që nuk kanë kontakt me mua, përveç klientëve të mi.

Sipas jush vajzat shqiptare sa e ndjekin modën?

E ndjekin goxha mëgjithatë mënyra sesi e ndjekin është gati në sakrificë. Kjo më bën të ndihem mirë edhe keq njëkohësisht. Mirë për interesin që ato kanë ndaj e fushës dhe keq prej pamundësisë. Me të vërtetë dyjëzohesh pasi gjërat që pelqejmë kushtojmë dhe dëshira ekziston
por mundësia jo edhe aq Megjithatë e ndjekin modën dhe janë të vëmendshme ndaj saj.

Ju mungon modelimi?

Jo nuk mungon në fakt ka qënë një pasion i imi i hershëm që e kam zëvendësuar shumëshpejt me krijimin, pasi e pashë si një fushë që më sillte më tepër kënaqësi. Është një fushë ku je vetë zoti i vetes programoj, organizoj, po të dua dhe sfidoj, e përcaktoj vetë gjithçka nuk varem nga askush. E kam zëvendësuar që atëherë kur linjat e mia ishin perfekte për të modeluar. Jam futur me shumë shpirt në të krijuar dhe shpeshherë humb në të dhe gati e gati e harroj këtë pjesën e modelimit. Ndoshta ngaqë kam foto me të cilat edhe kam pozuar, kam të tilla që nuk janë të një stilisti, por janë një dyshe pasi edhe modeloj edhe stiloj. E kam ndjekur edhe këtë pjesë nuk e lënë përgjithmonë çka do të thotë që nuk më shikoni vetëm në petkun e një stilisteje. Kapriçot e mia unë i kam plotësuar. Madje edhe kam eksperimentuar me lookun me veshjen, kam zbardhur shpesh vetullat madje njerëzit e afërt që më shohin më thonë me shaka "Enada përse shëmtohesh" (qesh). Edhe pse më pëlqen të ngjaj bukur më pëlqen më shumë të luaj të eksperimentoj me pamjen.

Megjithatë ka qenë pjesë e juaja, si e kujtoni si eksperiencë?

Unë kam sfiluar shumë pak por në atë periudhë mund të zgjidhja edhe të punoja jashtë. Kam qenë e ftuar për të qenë modele për revistën “Elle” në Austri kur isha 17 apo 18 vjeç, madje nga vetë menaxherja kryesore e kësaj reviste. Por kam fituar edhe në Paris nëpërmjet disa fotove të dërguara nga fotografi shqiptar Feliks Bilani. Unë mund të shkoja dhe të punoja në të dyja këto vende, por gjithashtu sapo kisha nisur të krijoja e mesa duket kjo paska qenë, më e fortë. Kam zgjedhur kështu në një moshë ku në fakt mund të rrëmbehesh edhe nga zgjedhja tjetër, sidomos kur për ty përben një pasion të madh si dhe ke të dhënat fizike për të qenë por mua më rrëmbeu kjo fushë. Ndoshta kam kërkuar të jem më e sigurt dhe të ndërtojrrugën time ngadalë dhe të jem vetë ajo që vendos dhe drejtim do të marri. Gjithashtu kam dashur të ndikojë si dhe liria është e domosdoshme për mua, për të vënë vetë piketat.

Nga ato që edhe keni thënë dhe më sipër duket se i jeni dhënë komplet profesionit tuaj...

I jam dhënë me të vërtetë shumë. Në atelie mund të rrija pafund dhe madje me secilën copë që shoh këtu do të mund të realizoja gjëra të ndryshme. Sigurisht që për momentin disa janë edhe më të dashura për mua pasi i bashkëngjiten dizenjos që kam në mendje sepse lidhet ekzakt atë që unë mendoj për t'u realizuar. Jam gjithë kohës në krijim herë pas herë arratisem edhe nga vetja. Ndoshta për këtë arsye ky vit ka qenë edhe më produktiv, pasi unë nuk kam patur dëshirë të mendoj dhe me të vërtetë kam patur dëshirë të humb, e kam gjetur këtë arratisje në krijim. Megjithatë ndjej që ka qenë edhe një vit i lodhshëm....

Pas sfilatave sa e realizuar jeni ndjerë për punën që keni kryer?

E vërtetë, pasi u realizua sfilata e parë në atelie, e cila pati një sukses të menjëhershëm, dhe erdhi në një kohë të shkurtër, por nga mënyra sesi u paraqit erdhi si në shtëpi sepse duke u prodhuar çdo model këtu nuk ka kombinim më të përsosur sesa një sfilat në atelie. Kam qenë mjaft e kënaqur nga kjo sfilatë dhe dua ta përsëris diçka të tillë pasi ambienti e ngohte atë. Përveç meje sigurisht arrinte të ngrohte dhe klientelën time, të cilët tashmë janë kthyer në miq të mi. Në këtë mënyrë ata dalin nga përditshmëria dhe shohin diçka më të prekshme. Kështu që më mirë se këtu në asnjë vend nuk do të mund të kombinohej. Shumë fustane edhe po t'i çoj diku tjetër qoftë në Coco duken si të huaj, ndërsa këtu i mban ambienti. Pas çdo aktiviteti ka patur pozitivitet jo se nuk e kam pritur por realisht nuk jam marrë shumë me këtë pjesë, thjesht kam krijuar dhe kaq. Kur ti krijon i lirë siç më ka ndodhur dhe kur sheh që ky realizimin i joti pritet me kaq sukses është një shenjë shumë e madhe. Krijimi në mënyrë aq të shpenguar dhe të pastër dhe që u prit aq mirë më bën të besoj tani se çfarë do të krijoj do të pritet po aq mirë dhe e suksesshme pa sforco . Në këtë punë nuk mendoj se mund të ketë arritje më të madhe.

Ju keni eksperimentuar shumë me pamjen tuaj, në fakt deri ku arrijnë limitet tuaja?

Për të mbushur kapriçot e mia përveçse kam dekoloruar vetullat, gjë e cila tashmë është kthyer në tendencë kam lënë edhe gjysmën e flokëve qeros dhe kam realizuar një stil "hippi look" por nuk e quaj dhe limit, e kam bërë dhe më duket nga normale. Në qoftë se më pëlqen një lloj stili apo looku dhe unë mendoj që kjo është tendenca e atij momenti nuk kam bërë kompromis me këtë gjë. Është më e fortë për mua të tregoj një tendencë të fundit edhe pse ajo mund të "prishi" le ta themi kështu bukurinë time atë klasiken që në fund të fundit njerëzit edhe ma shohin, edhe ma vlerësojnë përditë. Unë luaj, me të vërtetë luaj dhe nga gjithë reagimet edhe argëtohem sepse unë e di se çfarë kam bërë, madje janë disa gjëra që unë i kam bërë me dashje në atë mënyrë dhe nuk më vjen si e papritur. Më pas shoh dhe reagimet, ky është një lloj barometri, e kam përdorur këtë variant për të testuar për të parë deri sa mban një tendencë. Kjo është shumë e vërtetë për mua. Ndoshta ngaqë jam e kënaqur me pamjen që kam dhe nuk më ka penguar të eksperimentoj. Pak nga natyra ime, pak nga profesioni. Për këtë arsye e kam zgjedhur këtë profesion, për ti dhënë përditshmërisë sime ngjyra. Nuk më pëlqen rutina dhe mund ta prish vetëm unë rutinën time, më pëlqen t'a kem vetë në dorë këtë pjesë.

Një pjesë tjetër e juaja është edhe jeta private. Jeni nënë e dy fëmijë, sa kohë i kushtoni atyre?

I kushtoj në fakt më shumë pasditeve. Megjithatë edhe pse nuk jam ajo mamaja që qëndron gjithë ditën me ta, sërish i përkushtohem mundohem të jem aty, tu vij në ndihmë për detyrat ndonëse mbajnë një peshë shumë të rëndësishme gjyshërit. Jam e qetë edhe përsa i përket djalit për arsye të njerëzve të cilët përkujdesen për të gjatë ditës. Ai është i vogël ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, por jam e qetë me njerëzit që më ndihmojnë. Padyshim që kjo qetësi të jep mundësinë që të vazhdosh të krijosh. Vajza ecën shumë mire në shkollë jam e kënaqur për këtë pjesë edhe jam një mama krenare kështu (qesh). Këto ditë duhet ti bëj dhe një pelerinë të kuqe pasi do të luajë rolin e kësulkuqes në shkollë (qesh).

Po sa i përket djalit?


Haroldi është mjaft i vogël një king, dhe është aq i vogël sa i them "rondele". Megjithat shpeshherë më duket mjaft i madh pasi është i qartë në atë çfarë kërkon.

Do të donit që vajza të ndiqte hapat tuaj?

Jo domosdoshmërisht. Ajo ka dëshirë, pëlqen dhe ka një sy kritik, kjo është ajo ç'ka më pëlqen më shumë tek Kendra. Por nuk e shoh që mund të merret me këtë gjë dhe as unë nuk ia imponoj. Madje nuk e kam marrë as më tepër seç duhet në atelie. Ajo preferon të luajë në natyrë me lodra vjen dhe këtu bën rrëmuja (qesh) por nuk e shoh në këtë fushë. Më shumë vjen këtu për të luajtur me baterinë, e cila ka mbetur që prej sfilatës në atelie dhe më pëlqen. Shoh që ka më shumë dëshira dhe prirje për muzikën. I pëlqen edhe të pikturojë dhe ajo që vlerësoj më shumë tek ajo është kombinimi i ngjyrave. Megjithatë Kendra është ende fëmijë dhe unë e kam e lënë të lirë të zgjedhë ç'të dojë. Por edhe kur zgjedh për tu veshur ka një lloj stili të vetin të cilën të gjithë e dallojnë që është ime bijë (qesh). Nga mënyra sesi kombinon ngjyrat miksimi që bën. Bëjmë shaka shpeshherë dhe më thonë në qoftë se do të humbasë e sjellin direkt këtu, pasi dallon që është vajza jote (qesh). I ndjehet dhe asaj një lloj rebelimi në veshje edhe pse vjen në tone të ëmbla gazmore dhe të ngrohta. Ka një lloj rebelimi të ëmbël.

Do t'ju shohim në ndonjë projekt tjetër televiziv?

Për momentin jo.

Si e shpenzoni kohën e lirë ose më saktë atë që ju mbetet nga impenjimet tuaja?

Kohën e lirë e shpezoj me veten për flokët, trajtime të ndryshme etj, duan kohën e tyre dhe këto. Më pëlqen të kaloj kohë edhe me shoqërinë por gjithashtu të udhëtojë me afate më jo më të gjata 2 ose 3 ditë. Udhëtimi më çlodh. Por ajo ç`ka do të doja më shumë është një shtëpi në mal, ndoshta këtu afër në Dajt. Gjithashtu më pëlqejnë shumë edhe vendet me natyrë. Por diçka që kam ushtruar shumë kohët e fundit është leximi . Dua pafund të lexoj madje edhe zgjohem në darkë dhe lexoj 1 ose 2 orë. Në këtë periudhë leximi më ka çlodhur shumë dhe ka qenë i pandalshëm për mua.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit