Enca Haxhia 'pa filtra', shfaqet
'ndryshe' gjatë performancës live

Enca Haxhia 'pa filtra', shfaqet<br />'ndryshe' gjatë performancës live
Enca Haxhia diskutohet shpesh për format e saj trupore. Jo pak herë është diskutuar edhe për përdorimin e photoshop-it, pasi këngëtarja 20-vjeçare ndryshe shfaqet në rrjete sociale dhe ndryshe gjatë performancave live. Në një koncert 'live' ku Enca ka qenë e ftuar së fundmi, ka zhgënjyer me përmasat e saj trupore.

Në fotot që poston në rrjetet sociale duket si kukull e vërtetë, me buzë të trasha, sy të mëdhnj, bel të hollë, gjoks të madh dhe këmbë deri diku elegante, e vërteta është që Enca në variantin “live” duket shumë larg Encës së fotove.

E pranishme mes njerëzve, më shumë sesa një sekssimbol, Enca duket si një “topolake” e lezetshme, që përdor ngjyrat e theksuara në flokë, grim dhe veshje për t’u dukur si Lolitë marramendëse. Me sa duket, në tentativat e saj për të humbur sa më shumë kilogramë në trupin e saj, Enca ka dështuar paksa.

Por gjithsesi, ajo duhet komplimentuar që di ta kurojë aq mirë imazhin e saj si këngëtare e re e skenës, duke u kthyer në pak kohë vajza më e klikuar në internet. Di të jetë e paturpshme në pozat dhe klipet e saj, duke ofruar modelin e këngëtares së lirshme, që di të testojë saktë shijen e publikut.

Me strategjinë e sukseshme në botën e showbizz-it ajo arriti që të bëjë për vete fansa deri në Lindjen e Mesme, të cilët çmenden për perfomancat e saj në klipe. 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

15/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike