Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka publikuar një foto në profilin e saj në Snapchat, ku shihej një mashkull duke drejtuar puthje nga kamera. Mirëpo këngëtarja e ka fshirë foton menjëherë pas publikimit.
Kujtojmë që disa ditë më parë 23-vjeçarja festoi ditëlindjen e saj. Së bashku me motrën e saj ajo udhëtoi drejt Parisit, ku me anë të disa postimeve në rrjetet sociale shprehej se ishte single dhe se s'do të ishte keq të gjente një të dashur francez.
Ta ketë gjetur vallë kaq shpejt?!