Enca Haxhia njihet si një nga këngëtaret shqiptare që bie në sy për stilin e saj ekstravagant dhe të veçantë. Së fundmi këngëtarja ka festuar 23-vjetorin e lindjes së saj në Paris, por i është dashur që të bëjë edhe një vizitë tek dentisti. Ndoshta nuk e dinit por Encën e zë ankthi dhe paniku në ato momente dhe ka lënduar veten e sja me thonj.
“"Edhe pse dentisti im eshte vertet me i miri, ja cfare i bej vetes me thonj sa here jam ne anestezi. Nuk kam frike nga asgje por dhimbja e dhembit me streson dhe me merzit,"- shkruan Enca në një foto që ka postuar në Snapchat.
Më tej ajo ka sqaruar se i urren dentistët.
“A jam në ferr? Nuk ka ardhur as Halloween ende! I urrej dentistet,”- shkruan këngëtarja në një tjetër postim në Snapchat.
Postime të bëra nga këngëtarja Enca Haxhia në Snapchat