Prej ditësh nën 'pushtetin e flakëve', shiu i dendur në Kukës shuan plotësisht vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, “Lakun e Pyllit “ dhe "Lakune e Pyllës"
Këtë të mërkurë qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prekën dhe territoret e vatra aktive zjarresh prej më shumë se tre javësh
Këtë të mërkurë qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prekën dhe territoret e vatra aktive zjarresh prej më shumë se tre javësh.
Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, njofton se janë shuar plotësisht si pasojë e reshjeve të shiut vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, “Lakun e Pyllit “ dhe "Lakune e Pylles"në njësinë Administrative Malzi.
Sipas Mbrojtjes Civile vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë-Arrës në vendin e quajtur "Maja e zezë" vazhdon të ketë tym si në vatër ashtu dhe në afërsi të zonës së pa djegur. Për momentin nuk ka avancim të saj.
Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë. Kujtojme se 10 ditë më parë në Kukës pati reshje shiu dendura që ranë mbi vatrat e zjarrit, të cilat u riaktivizuan menjëherë një ditë pas reshjeve, pasi trungjet e vjetra të pemëve nuk ishin shuar plotësisht.
Ndërkohë edhe në Karaburun është normalizuar situata, pasi ka pasur ndërhyrje për shuarjen e flakëve nga ajri. Aktualisht situata e zjarrit është nën kontroll.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:38
Rikthehen zjarret në Vlorë, ndizet një vatër në Orikum
Rikthehen zjarret në Vlorë, ndërsa ditën e sotme një vatër është aktivizuar në Orikum, pranë kishës së Marmiroit. Flakët po përhapen, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit.