TEPELENË - Një italian 44-vjeçar, administrator në një kompani të madhe tullash italo-shqiptare “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, u gjet i pajetë rreth mesnatës buzë rrugës në Dilan, mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën.

Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, i cili banon në Tiranë, mendohet të ketë qenë për gjueti bashkë me disa të njohur të tij nga Tepelena, Eqerem Braçi, 2 djemtë e tij, dhe një person tjetër, por rrethanat se si humbi jetën janë ende të paqarta. Italiani mendohet se vdiq nga hemorragjia nga një plagë në këmbë, në arteriren kryesore. Burime për Report Tv thanë se ende nuk është përcaktuar nëse kemi të bëjmë me plagë të shkaktuar nga një armë zjarri, dhe aq më pak për llojin e saj. Trupi i italianit është dërguar për ekspertizë në morgun e Tiranës.

Pasi janë pyetur për 12 orë nga OPGJ, prokurori, dhe krimet e rënda të Tiranës 4 personat Armir Hitoveizi, Eqerem Braçi dhe 2 djemtë e tij, Gazmend dhe Daniel, janë lënë të lirë. Që nga momenti kur italiani u gjet i pajetë në rrugë deri në momentin e lirimit të të shoqëruarve, Policia e mbajti të fshehtë emrin e personit të katërt, Armir Hitoveizit.

Të tre Braçët kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen thonë burime nga grupi hetimor. Një herë kanë folur për persona që u dolën para dhe u bënë pritë duke i qëlluar me armë. Më tej kanë thënë se e gjetën italianin në rrugë të vdekur, e në një version tjetër, se e panë të plagosur dhe u vdiq në duar. Në mesin e shumë versioneve për një ngjarje që do duhej të kishte vetëm një të vërtetë, krijohen dyshime të forta, se palët e përfshira janë duke gënjyer, duke përforcuar edhe më shumë 2 pista të mundshme, vrasjen e qëllimshme apo aksidentale.

Braçët kanë shtëpi në fshatin e Salarisë, dhe siç burime për Report Tv thonë – italiani ka qenë në banesën e tyre, derisa në mbrëmje kanë dalë për gjueti. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale, pasi në zonë nuk ka asnjë kamer sigurie.

2 armë gjahu u gjetën në vendngjarje janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo,

Si prova në vendin e ngjarjes janë dhe dy automjete, një Volsvagen në pronësi të italianit Edoardo Sarchi dhe para tij, një Landrover Defender tip u ri në pronësi të njërit prej të shoqëruarve. Mësohet se mjeti Landrover është konstatuar me goma të dëmtuara, por ende dihet ende nëse janë çarë nga plumbat, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka gëzhoja.  

Në vendngjarje janë edhe shenjat e gjakut pranë makinës Land Rover, dhe që përshkojnë dhe rrugën, duke treguar në dukje se italiani i ndjerë është lëvizur nga vendi ku është qëlluar. Për nga sasia e gjakut në vendngjarje, lihet hapësirë për dyshime se italiani mund të jetë qëlluar edhe me thikë.

Deri më tani është e qartë se italiani nuk është qëlluar teksa ishte në makinë, pasi në automjet nuk ka gjurmë gjaku, një dinamikë kjo që do të rrëzonte pistën se ndaj tij dhe personave më të, të tjerë kanë qëlluar me armë.

Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në Spital pasi nuk ishte ne gjendje te mire shëndetësore nga ajo që kishte ndodhur. Hetimet po i drejton Prokuroria e Gjirokastrës, por mësohet se atje kanë mbërritur edhe specialistë të krimeve nga Tirana.

Përveç një njoftimi zyrtar të shpërndarë për mediat në orën 07:30 të mëngjesit, për një të pajetë të gjetur në rrugë dhe nisen e kontrolleve për të kapur autorët, policia nuk ka bërë asnjë reagim.

Prokuroria ende nuk ka ditur të thotë se me çfarë është shkaktuar plaga në trupin e italianit, me thikë, me çifte, apo me tjetër lloj arme. Veprime këto që të çojnë drejt dyshimeve, se ngjarja po tentohet të fshihet.

Vëllezërit Braçi, janë emra të njohur për policinë, për një përplasje me disa persona brenda spitalit të Fierit me armën që njëri prej tyre i mori një punonjësi të policisë. Familja e tyre flitet se ka lidhje me zyrtarë të politikës

Kompania Tegola Edilcentro në Laprakë, për të cilën banorët e zonës kanë protestuar disa herë për shkaktim të ndotjes, administrohej nga italiani Edoardo Sarchi prej vitit 2023. Financiere e kompanisë është Majlinda Taga, e cila gjithashtu është ortake 50 me 50 me Gazmend Braçin, në kompaninë “Salaria Gazi” me qendër në fshatin ku kanë edhe shtëpinë e pushimit që ftuan italianin.

Njoftimi i policisë në orën 07:30 (27 shtator)
“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Kliko këtu për të lexuar të dhënat e kompanisë që administronte italiani

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit në Tepelenë, pas marrjes në pyetje, lihen të lirë 4 personat e shoqëruar

Vijon të jetë ende mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.

Policia ka lënë të lirë Eqerem Braçin, bashkë me dy djemtë e tij Gazmend dhe Daniel Braçi, si edhe një person tjetër Armir Hitoveizi të cilët u morën në pyetje për ngjarjen.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se janë pyetur për 12 orë nga OPGJ, prokurori, dhe krimet e rënda të Tiranës 4 personat janë liruar mbrëmjen e sotme, ndërsa priten që të pyeten sërish në ditët në vazhdim.

Ora 18:25
U vra në Tepelenë, si njihet Edoardo Sarchi në Itali! Lidhjet e babait të tij me politikën vendase! Xhaxhai themeloi kompaninë Edilcentro

1758990339_edoardosarchi.jpg

Italiani 44-vjeçar Edoardo Sarchi, i cili ka ndërruar jetë në Tepelenë në rrethana ende të paqarta, nuk ishte emër i panjohur në vendin e tij. Sarchi në Shqipëri rezulton administrator i një fabrike tullash ndërsa në Itali njihet në botën e politikës nëpërmjet babait të tij, raporton media italiane Varese Neës.

Babai i tij është Vittorio Sarchi, një figurë historike në politikën lokale. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini - babai i deputetit aktual të Fratelli d'Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini - Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç.

Sipas ANSA-s, Augusto Nidoli, xhaxhai i Sarchi-t, vjen nga një familje ish-guroresh të njohur në provincën e Varese-s dhe më gjerë, dhe themeloi kompaninë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996.

Tegola Edilcentro, një kompani prodhimi tullash me seli në Tiranë, në të cilën Sarchi ishte drejtor ekzekutiv, është pjesë e së njëjtës kompani të themeluar nga xhaxhai i tij, e cila tani drejtohet nga kushërinjtë e Sarchi-t, Antonio (kryetar i Bordit të Drejtorëve) dhe Edoardo Nidoli. Antonio Nidoli është gjithashtu president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

"Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte qytetar i botës', tha nënkryetari i bashkisë së Cunardo-s, Paolo Sartorio.

Ora 18:12
Vrasja misterioze e italianit në Tepelenë, Report Tv siguron foton e Edoardo Sarchit

1758989400_edoardosarchi.jpg

Report TV ka siguruar foton 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta ndërsa në komisariatin e Gjirokastrës janë shoqëruar 4 persona, Eqerem Braçe së bashku me dy fëmijët e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe si dhe një person i 4-t, emri i të cilit nuk është bërë me dije. Mendohet se këta persona kanë dalë gjatë natës për gjueti pasi kanë qëndruar në shtëpinë e Eqerem Braçes me vendndodhje në Salari.

Ora 16:40
Mediat italiane artikull për vdekjen misterioze të biznesmenit, Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh Tepelenën për gjueti

1758984101_1758960110Screenshot5.jpg

Vdekja misterioze e italianit Edoardo Sarchi ka bërë jehonë dhe në mediat italiane. Sarchi, i cili gjithashtu rezulton administrator i një fabrike tullash me vendndodhje në Laprakë, u gjet i vdekur buzë rrugës në Dilan, mes fshatit Salari dhe Nivicë.

Rrethanat e vdekjes së italianit janë ende një mister ndërsa në polici janë shoqëruar 4 persona, 3 anëtarë të një familje dhe identiteti i personit të 4-t ende nuk dihet. Këta persona mendohet të kenë qenë për gjah me italianin, por i paqartë mbetet roli i tyre në ngjarje.

Media italiane TgCOM 24 shkruan se Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh herë Tepelenën ku ushtronte dhe aktivitetin e gjuetisë.

“Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë u informua për vdekjen nga autoritetet lokale. Kjo u mësua nga burime në Ministrinë e Punëve të Jashtme . Që nga raporti fillestar, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme kanë mbetur në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme , në kontakt të vazhdueshëm me familjen e shtetasit italian, duke ndjekur rastin me vëmendjen më të madhe për të përcaktuar detajet e incidentit dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, shkruhet në artikull.

Ora 16:06
Vrasja në Tepelenë, financierja e kompanisë së tullave ‘pika’ e lidhjes mes italianit dhe familjes Braçi! Ortake edhe tek 'Salaria Gaz'

1758982126_vrasjaeitalianitnetepelene.jpg

Katër persona janë shoqëruar nga Policia për vrasjen e italianit Edoardo Sarchi në Tepelenë, i cili po administronte një fabrike të rëndësishme tullash në Tiranë, Tegola Edilcentro. Tre prej të shoqëruarve janë babai Eqerem Braçi, 2 djemtë e tij, Gazmend dhe Danjel. Ata duket se kishin lidhje me njëri-tjetrin. Jo vetëm njohje, por edhe në biznes, ku financierja e fabrikës që administronte italiani del edhe pika e lidhjes mes anëtarëve të familjes Braçi me italianin Sarchi.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, djali i Eqeremit, Gazmendi, ka në pronësi “Salaria Gaz”, me qendër në fshatin Salari të Tepelenës, aty ku ndodhi edhe vrasja e italianit. Gazmend Braçi është ortak në këtë biznes me Majlinda Tagën, e cila zotëron 50% të aksioneve.

Pika e lidhjes mes tyre duket se është pikërisht Taga, e cila po ashtu rezulton financiere e kompanisë së tullave që administronte italiani. 

Dokumenti që tregon se Majlinda Taga është financiere e kompanisë 'Tegola Edilcentro'

 

Kliko këtu për të lexuar të dhënat e kompanisë 'Saliaria Gaz'

Ora 15:34
Vrasja e italianit në Tepelenë, babai me 2 djemtë japin dëshmi kontradiktore! 2 armët e gjahut dërgohen për ekspertizë

1758980711_Screenshot1.jpg

Eqerem Braçe së bashku me dy fëmijët e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe si dhe një person i 4-t, janë të shoqëruarit në polici, si personat që kanë dijeni mbi vdekjen e italianit Edoardo Sarchi, i cili  u gjet i vdekur nga policia në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Daniel Braçe, Gazment dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin. Ndërkohë personi i 4-t nuk është thirrur ende për tu marrë në pyetje.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se viktima Edoardo Sarchi ka qenë në shtëpinë e Eqerem Braçes mbrëmjen e djeshme e ndodhur në Salari. Nga aty ata kanë vendosur për të dalë për gjah. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale, pasi në zonë nuk ka asnjë kamer sigurie.

Fillimisht këta persona kanë thënë se e kanë gjetur italianin Edoardo Sarchi të vdekur në anë të rrugës, e më pas kanë thënë se e kanë gjetur të plagosur dhe u vdiq në duar, ndërsa versioni i tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe u ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë trupi i viktimës ndodhet në Tiranë ku po kryet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes si dhe për të kuptuar nëse plaga në kofshë është shkaktuar nga qitja me armë zjarri apo është shkaktuar nga diçka tjetër.

Ndërkohë për ekspertizë janë dërguar dhe 2 armë gjahu për të kuptuar nëse me këto armë është bërë qitje dhe a kanë lidhje me plagën e konstatuar në trupin e viktimës.

Sakaq, Eqerem Braçe në momentin e shoqërimit për në komisariatin e Gjirokastrës është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dasara: 28/09/2025 23:30

    Ata qe e kane shoqeruar e kane vrare nuk do shume per tu kuptuar... Pse japin versione te shumta dhe te dyshimta? Pse nuk i dhane ndihmen? Pse nuk lajmeruan policine? Kriminelet problematik, niperit e ministrit te diktatures.. Pse policia i ka leruar kur mbajne brenda per gjera te vogla plot njetez.. Jane mbushur burgjet plot e keta i lirojne? Kriminelet i petdorin per vota prandaj..

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2025 04:27

    Aksidentale,apo e qellimshme,deklarata kontradiktore;ne fakt dyshimi fillon qe nga momenti qe viktima u gjet ne rruge.Askush nuk thote qe dolem t'a kerkonim kur u zhduk e nuk po dihej c'ndodhi me te(se mund te ishte qelluar aksidentalisht,ose qellimisht,ose mund te kishte rene dhe ne ndonje guve,a ravine),sepse dolen si grup per gjueti,askush nuk thote qe lajmeruam policine/ambulancen kur e gjetem,askush nuk jep shpjegime pse e braktisen.

    Përgjigju
  • Niku: 28/09/2025 00:29

    Me këtë rast shteti të kujtoj dhe vrasjen e ish ortakut të Qeremit të vrar enigëm vrasja Romeo Purizit po në të njëjtin fshat mos e harroni rastin

    Përgjigju
  • Altin: 27/09/2025 12:08

    Eshte vrare thjesht do thone plagosi veten nga pakujdesia

    Përgjigju
    • Bravo: 27/09/2025 13:05

      Nipi i Gramoz Rucit, cfare pret re thonë skllevërit e tij.

  • Minatoriumi: 27/09/2025 11:23

    sikur ne Shqipëri ka ligj per ndalim gjuetie monatorium apo te huajt Kane privilege ne Shqipëri? Ec e mere vesh si po behet Shqipëria , vetem lajme te zeza online cdo 12 ore !

    Përgjigju
  • Tao.Palla: 27/09/2025 09:32

    Normal do te kete vrasje ne ate zone, eshte koha e korjes se hashashit, Ilir Dema si thua per kete gje, çfaj kishte Italiani qe do dilte per gjah te parcelat e hashashit, si duket i ka ngateruar me domate

    Përgjigju
  • Ops: 27/09/2025 08:57

    Normal se ka mendu se po o zbulojne bacet e barit nderkoh policia si di bacet

    Përgjigju
  • Xxx: 27/09/2025 08:55

    Nuk e kuptoj pse vijne italianet ne kete vend ku njerezit sa kane zbritur nga pema

    Përgjigju
    • Kot: 27/09/2025 12:30

      Po shani shani shqiptaret, Dil njeher ne bot mor plep dhe te shohim sa shum te duan dhe te respektojn.

    • Ceni: 27/09/2025 09:57

      Po ti nga zbrite nga plepi!

  • alma: 27/09/2025 08:23

    burgosen te huajt me ligje si ne korene e veriut e me pas te tjere vriten shqiperia eshte nje vend i rrezikshem kot nuk thote e gjithe bota

    Përgjigju
    • Bruno: 27/09/2025 10:50

      Ca thu o shoku. Cfare lidhje ka te gjykosh nje shtet dhe nje popull te tere per nje vrasje biznesmeni nderkohe qe ne cdo zone te italise vriten njerez te pafajshem dhe akoma jane duke pritur denimin e gjykates. U bete bajate te gjithe vallaj

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?