Kur ende kanë mbetur disa muaj nga lindja e fëmijës së princi Harry-it dhe Meghan Markle, kanë nisur diskutimet se kush do të jenë kumbarët e fëmijës së çiftit mbretëror.

Sipas burimeve për DailyMail, kumbarët mund të jetë aktori i njohur George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal.

George dhe Amal Clooney

Arsyeja se diçka e tillë ka shumë mundësi të ndodhë është se Amal ndan një miqësi të gjatë me Meghan, aq shumë saqë të dy çiftet takohen rregullisht me njëri-tjetrin.