6 vatra aktive në vend, zjarret nën kontroll! Po ndërhyhet nga ajri në Majën e Rrunës dhe në Pukë!

Në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive ku flakët kanë intensitet të ulët pa rrezikuar njerëzit dhe banesa, duke u pasur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Në vatrat në Majën e Rrunës dhe një vatër në Malet e Tërbunit në Pukë po ndërhyhet nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Laku e  Thive. Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet. Ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët.

Ilmi Lisha, koordinator i përgjithshëm i prefekturës Kukës tha se në qarkun e Kukësit zjarret aktive janë vetëm në Majën e Rrunës dhe me ndërhyrjen e helikopterit shpreson që sot të vihen nën kontroll.

“Për momentin janë vetëm dy vatrat në Majën e Rrunës dhe shpresojmë që sot ta vëmë nën kontroll. Rënia e shiu para dy ditësh fiku shumë vatra, edhe ato në Majën e Rrunës u vunë nën kontroll. Or ditën e djeshme për shkak të erës dhe temperaturave të larta ata i ndezën sërish. Sot ka nisur që në mëngjes puna e helikopterit dhe nga toka, ku po punohet për shuarjen e flakëve”, tha Lisha.

Edhe Shkodra është përfshirë nga vatrat e zjarri në këtë periudhë, ku prefektja Majlinda Angoni tha se problematika pa pasur në shumë zona nga Vermoshi në Malësinë e Madhe, në qytetin e Shkodrës apo edhe në zonën e Pukës. Në Pukë rrezikohet kurora e gjelbër, ku ka ndërhyrë edhe helikopteri për të shuar flakët në Malin e Tërbunit.

Edhe zjarri në fshatin Patalej në Lezhë vijon të mbetet aktiv. Prej ditësh ky zjarri vijon të djegë bimësinë edhe pse është ndërhyrë nga ajri për shuarjen e tyre.  Edhe sot në terren zjarrfikëset kanë nisur punën për të vënën nën kontroll flakët. Referuar bilancit paraprak të zjarreve për qarkun e Lezhës, deri më tani rreth 150 hektarë shkurre e kullota janë përfshirë nga flakët, ndërsa 80 hektarë janë djegur plotësisht. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Zjarret në Shkodër, prefektja Angoni: Situata nën kontroll, helikopteri ka ndërhyrë në malin e Tërbunit në Pukë

Edhe Shkodra është përfshirë nga vatrat e zjarri në këtë periudhë, ku prefektja Majlinda Angoni tha se problematika pa pasur në shumë zona nga Vermoshi në Malësinë e Madhe, në qytetin e Shkodrës apo edhe në zonën e Pukës. Prefektja Angoni tha se aktualisht dy vatra zjarri janë aktive në zonën e Pukës, ku rrezikohet kurora e gjelbër, ku ka ndërhyrë edhe helikopteri i cili mbushet me ujë në liqenin e Pukës për të shuar flakët në Malin e Tërbunit.

“Edhe Shkodra si një vend me pasuri të mëdha pyjore është përfshirë nga zjarret. Kemi pasur shumë vatra zjarri në Fushë Arrës, Vermosh , Vaun e Dejës. Kemi një vatër në Pukë ku po digjet kurora e gjelbër në Malin e Tërbunit. Atje po operohet prej 3 ditësh janë 35 forca nga bashkia Pukës që po punojnë 24 orë në terren. Dje situata doli pak nga kontrolli për shkak të erës, por u morën masat është venë nën kontroll, ka ndërhyrë edhe helikopteri.  Aktualisht ka vetëm djegie te shkurreve dhe barishteve ne anën tjetër të malit. Janë 60 forca në Fushë Arrëz që po punojnë për shuarjen e një vatre edhe atje”, tha Angoni

Prefektja e Shkodrës bëri edhe një apel për banorët që të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të mos djegin mbeturinat apo të ndezin zjarr për të hapur kullotat pasi situata iu del nga kontrolli dhe krijohen këto vatra të mëdha.

Ora 11:14
6 vatra aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zjarret nën kontroll, po ndërhyhet nga ajri në Majën e Rrunës dhe në Pukë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të vatrave të zjarrit në vend, ku 6 janë aktive dhe me intensitet të ulët pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa duke u pasur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Në vatrat në Majën e Rrunës dhe një vatër në Malet e Tërbunit në Pukë po ndërhyhet nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur  sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje.

Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë