Është e vështirë që artistët të krijojnë projekte të reja pasi arrijnë një moshë të caktuar, por pianistja 97-vjeçarja Ruth Slenczynska po e ndryshon këtë perceptim.
Marrëveshja e saj për albumin e ri tashmë është nënshkruar me kompaninë diskografike Decca.
"Ne jemi të privilegjuar që kemi Ruth, e cila do të regjistrojë sërish për Deccan rreth 66 vjet pas herës së parë", ka thënë kështu drejtori i labelit.
Slenczynska është një pianiste shumë e njohur dhe ka performuar që nga vitet 1920. Ajo ka performuar për herë të parë në moshën 4-vjeçare dhe sot, në moshën 97-vjeçare vijon të mahnisë adhuruesit e muzikës së mirë.
Historia e saj është tepër frymëzuese. Si mendoni ju?