Pianisti Gabriele Carcano në 'Tirana Summer Festival'! Artisti italian: I lumtur për koncertin e parë në Shqipëri

TIRANË- Gabriele Carcano një ndër pianistët italianë më të suksesshëm të brezit të tij, ka dhënë këtë të premte një koncert në piano në Liceun Artistik. Pjesëmarrës në Tirana Summer Festival, Carcano ka interpretuar vepra muzikore nga Beethoven dhe pjesë nga kompozitorët italianë. Interpretimet e tij virtuoze u pritën me duartrokitje nga publiku.

Gabriele Carcano gjatë lojës në piano u shqua për aftësinë për ta bërë edhe më intime për publikun muzikën e kompozitorit të madh Bethoven. Artisti italian vjen për herë të parë në Shqipëri.

 “Po po është hera e parë që vij këtu.Isha shumë kurioz të flisja me shqiptarët, me artistët,  dhe isha kurioz të njihja  jetën e tyre, kulturën, mënyrën e jetesës“, tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin me organizatorët e festivalit dhe risitë që solli në këtë koncert Gabriele Carcano tha se: “Ishte një bashkëpunim midis drejtorit artistik të festivalit  Tirana Ansambël dhe bashkëpunimit me Institutin Italian të Kulturës. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e këtij eventi artistik. Në pjesët që luajta në mbrëmjen e sotme ishin 2 vepra të kompozitorit të famshëm Beethoven, si dhe një sonatë e një kompozitori italian” Alessandra Bertini, drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës, foli për synimet e shkëmbimeve kulturore në fushën e muzikës.

“Është një bashkëpunim i Institutit Italian për të ndihmuar shkollën e muzikës për të pasur më shumë shkëmbim përvojash dhe eksperiencash mes shkollave italiane dhe shqiptare.  Festivali krijon një mundësi të mirë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe për këtë ne kemi zgjedhur shkollën e muzikës për shkëmbim idesh e performancash dhe Italia është një vend me traditë që ka shkollën e saj të muzikës. Besoj se kjo është e rëndësishme për të zhvilluar jetën artistike, sepse në thelb kjo është kultura”, tha ajo.

Gabriele Carcano është fitues i çmimeve të shumta për interpretimet e tij fantastike në piano. Loja e tij sjell me një delikatesë specifike për të zërat më të mirë të kompozitorëve botërorë.  Falë mënyrës së interpretimit ai ka një karrierë të mirë ndërkombëtare duke filluar nga recitalet deri tek koncerte me orkestër dhe muzikë dhome.

Kush është Gabriele Carcano? Gabriele Carcano ka luajtur me orkestra të tilla si Orkestra Kombëtare e Montpellier, Orkestra e Dhomës Mantova, Staatskapelle Ëeimar, Orkestra Verdi, Pomeriggi Musicali Milano, Orkestra e Padovas dhe Venetos, Petruzzelli e Barit, Teatri Komunal i Bolonjës, duke bashkëpunuar me dirigjentë si Ton Koopman, Laërence Foster, Alain Altinoglu, Stephan Solyom, Ion Marin, Claus Peter Flor, Clemens Schuldt, Federico Maria Sardelli, Maxim Emylianichev. Lindur në Torino, ai filloi studimet për piano në moshën 7 vjeç dhe u diplomua shkëlqyeshëm në moshën 17 vjeç, në Konservatorin G. Verdi të qytetit të tij, duke vazhduar më pas studimet nën drejtimin e Andrea Lucchesini në Akademinë e Muzikës në Pinerolo dhe më vonë në drejtimin e Aldo Ciccolini. Që nga vjeshta 2015, jep mësim pranë Akademisë së Muzikës Pinerolo.
Gabriele Carcano është një artist Steinëay

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille