Skuadra e Barcelonës sot ka zbarkuar në Itali në prag të ndeshjes me Napolin që është e vlefshme për 1/8 e Champions League. Disa tifozët italianë e kanë pritur me padurim këtë moment dhe kanë shkuar menjëherë në hotelin ku do të akomodohen futbollistët e Barcelonës.
Në veçanti ata kanë dashur të takojnë yllin e këtij sporti Lionel Messi, i cili nesër pritet të startojë nga minuta e parë kundër Napolit. Tifozët kanë brohoritur papshuim ‘Messi Messi Messi’.
Video është shpërndarë nga vetë klubi i Barcelonës, ndërsa theksojmë se napolitanët e kanë ëndërruar që një ditë Messi të veshë bluzën e këtij ekipi, pasi e shohin si trashëgimtarin e Diego Maradona-s.
Për lidhjen e veçantë dhe pasionin që kanë napolitanët me futbollin ka folur së fundmi edhe Messi, që ka deklaruar ‘se mezi pret të provojë emocionin që prodhon një stadium si San Paolo’.