“E turpshme gara e opozitarëve çdo të enjte në foltoren e Parlamentit se kush e shan më shume Shqipërinë. Debati është i nevojshëm, por shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën. Kjo strategji tregon PAPERGJEGJSHMERI ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë” shprehet ai.
Në seancën e sotme në Kuvend nuk munguan debatet e forta dhe akuzat nga opozita në drejtim të qeverisë, deputetja e PD, Vokshi bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta.
Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa Berisha i ka kërkuar Ruçit që kryeministri të vijë në Kuvend.
dy.b/shqiptarja.com