Endri Fuga ironizon Nishanin: U
mbars mali e polli lajme të rreme!

Endri Fuga ironizon Nishanin: U<br />mbars mali e polli lajme të rreme!
Presidenti Bujar Nishani duket se i ka marrë të mirëqena të gjitha lajmet e përhapura në media dhe nga përfaqësues të opozitës, që e lidhin emrin e Fatmir Xhafajt me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.
 
Njëlloj siç ka deklaruar kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Berisha, presidenti Nishani tha sot se Xhafaj është i papërshtatshëm për ministër por ai s’kishte fuqi kushtetuese të refuzonte kandidaturën e propozuar nga kryeministri.
  
Endri Guga, Drejtori i Komunikimit në Këshillin e Ministrave ka ironizuar faktin që presidenti Nishani ka marrë për bazë të gjitha lajmet e fabrikuara nga opozita. Në rrjetin social twitter, Fuga shkruan: “U mbars mali dhe polli lajme të rreme me stemë republike!”
 
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti u pyet nëse kishte dokumente që vërtetonin atë që ai e cilësoi si jopërshtatshmëri të Xhafajt për postin e ministrit, por ai nuk u përgjigj duke lënë të kuptohej se ishte bazuar vetëm në dy dëshmitë e bëra publike në disa media.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0