Endrra e deputetit Erjon Braçe:
Socialistët e bashkuar në protesta

Endrra e deputetit Erjon Braçe: <br />Socialistët e bashkuar në protesta
TIRANE- Erjon Braçe ka parë një ëndërr dhe është habitur aq shumë saqë ja ka rrëfyer edhe miqve të tij në Facebook.

Siç rrëfen ngjarjen e ëndërruar deputeti socialist, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, kryetari i socialistëve të rrethit, krerët e komunave që drejtojnë socialistët në Kavajë, mbështetur nga socialistë të tjerë e populli në tërësi, kishin dalë në rrugën kombëtare Plepa-Rrogozhinë e po protestonin mbi një rrugë që ka 4 vjet plot që ka nisur e që nuk përfundon.

Një rrugë ku nuk punohet e ku kompanitë e kontraktuara – vazhdon ëndrrën Braçe – kanë lidhje politike me pushtetin, deri te “Berisha i Madh”, siç e quan ai, e te Ministria e Transportit.

Dhe gjithmonë në ëndërr, njerëzit që kalojnë çdo ditë mbi këtë rrugë duke sharë e mallkuar, i ishin bashkuar “udhëheqësve socialistë” e po protestonin të bashkuar.

Por më pas Braçe ishte zgjuar dhe e kishte kuptuar që bëhej fjalë për Bashkimin që lexonte shtypin e ditës, i cili informonte mbi sherrin në mbledhjen e Asamblesë socialiste të Rrethit të Kavajës, ku debati ka kaluar në sharje dhe konfrontim fizik mes kryetarit të Bashkisë Elvis Roshi dhe kreut të PS-së së rrethit Xhavit Halili.
erjon brace facebook
(Endrra e publikuar ne facebook)

Nuk dimë të themi nëse ëndrrat me protesta paralajmërojnë shqetësime apo jo, por varet shumë nga ora në të cilën ka ëndërruar numri dy i Grupit parlamentar të Socialistëve. Sepse, thonë gjyshet, ato ëndrrat e orëve të mëngjesit nuk para realizohen.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës, në pranga 24-vjeçari

Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës, në pranga 24-vjeçari