Ëndrra e Rusisë për dominimin e Arktikut. Aktiviteti ushtarak dhe ekonomik i Moskës në rajon ka arritur nivele të larta

Ëndrra e Rusisë për dominimin e Arktikut. Aktiviteti ushtarak dhe ekonomik i Moskës në rajon ka arritur nivele të larta

Kremlini po intensifikon përpjekjet për të rritur praninë e Rusisë në Arktik.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë paralajmëruar se aktiviteti ushtarak dhe ekonomik i Moskës në rajon ka arritur nivelet që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë.

Presidenti Vladimir Putin këtë vit tha se vendi i tij do të zgjerojë rrugët e transportit të mallrave në Arktik që lidhin portet ruse me ato të Kinës.

Deri në vitin 2035, Rusia synon të ndërtojë një flotë me 13 akullthyese të fuqishme, njëra prej tyre me energji bërthamore dhe të ndërtuar nga monopoli shtetëror rus i energjisë bërthamore, Rosatom.

Ëndrra e Rusisë për dominimin e Arktikut filloi nën sundimin e Pjetrit të Madh, por gjatë epokës sovjetike u krijuan rrugë detare dhe shfrytëzimi i burimeve të saj u bë përparësi kombëtare. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, planet u braktisën, por nën presidentin Vladimir Putin, ato u rikthyen në axhendën politike të Moskës.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se 22 për qind e depozitave të pashfrytëzuara të naftës dhe gazit në botë janë të fshehura nën akullin e Arktikut.

Kontrolli i ujërave të Arktikut është gjithashtu pëparësi ushtarake për Moskën. Rusia ka mosmarrëveshje të vazhdueshme detare me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Norvegjinë.

Akullthyesja e re me energji bërthamore merr bekimin e një prifti ortodoks dhe goditja e parë që ajo merr nuk është nga akulli i Arktikut por nga një shishe me shampanjë, ndërsa fillon udhëtimin e gjatë nga Deti Baltik drejt porteve të Azisë Lindore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:40

    Rusia kjo deshperake e deshtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja