Prova e së vërtetës për EURO 2024, sot Shqipëria sfidon Çekinë kryesuese! Sylvinho fikson titullarët, shqiptarët ‘pushtojnë’ Pragën

Shqipëria sfidon mbrëmjen e sotme Republikën Çekë në Pragë në një ndeshje që luhet për kreun e grupit E të Euro 2024. Kuqezinjtë janë gati dhe optimist për të marrë rezultat pozitiv në stadiumin Fortuna Arena. Objektivi kualifikim kalon nga Praga e pas tre ditësh  Shqipëria do presë Poloninë në Tiranë.

Trajneri Sylvinho megjithëse ka ndonjë dilemë të vogël duket sikur e ka përcaktuar formacionin. Portën do e mbrojë Etrit Berisha e në mbrojtje do jenë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj. Në nesin e fushës do aktivizohen Ramadani, Bajrami e ka balotazh Asllani-Gjasula. Në majën e sulmit do jetë Cikalleshi e nga krahët Asani e Uzuni. E vetmja mungesë është ajo e Qazim Laçit. Braziliani i pankinës thotë se skuadra është gati.

I karikuar përpara sfidës duket mbrojtësi Gjimshiti të cilit në kokë i kalon vetëm ideja e kualifikimit.

Në kampin e çekëve e vlerësojnë ekipin tonë dhe trajneri Jaroslav Silhavy bën me dije se kualitetet që kanë kuqezinjtë do t’u hapin punë. Ndeshja nis në 20:45 e rivalët shihen si favoritë nga kompanitë e basteve. Tifozët shqiptarë kanë pushtuar Pragën e sot pritet të jenë të shumtë edhe në stadium.

Drejtësi do të vendosë anglezi Anthony Taylor ndërsa po për grupin E sonte Polonia pret Ishujt Faroe.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve