Deputetja Reme Lale është diplomuar ditën e djeshme në degën e Financës në një nga universitetet private të Tiranës. Vetë deputetja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Diplomimi është një moment i veçantë. Është bashkë një fund dhe fillim, është një tërësi kujtimesh të së shkuarës dhe ëndërrave të mëdha për të ardhmen,”- shkruan Lala krahas një fotoje ku shihet me kapelen e diplomimit. Deputetja Reme Lala pak javë më parë konfirmoi largimin nga PDIU dhe bashkimin me PS-në.