Ëndrra Tronchettit, Messi
tek Inter në 2018 ?!

Ëndrra Tronchettit, Messi<br />tek Inter në 2018 ?!
Më shumë se një deklaratë e zakonshme, duket si diçka e pamundur për t’u realizuar.

Marco Tronchetti, administratori i deleguar i kompanisë së gomave “Pirelli” dhe njëkohësisht tifoz i zjarrtë i interit ka një ëndërr të vetme. Të shohë një ditë Leo Messin që luan me fanellën e klubit milanez. Projekti ambicioz u bë i ditur për mediat në kuadër të prezantimit të kalendarit “Pirelli”.

Administratori tregon se sheh gjithmonë me optimizëm nga e ardhmja, dhe se beson shpesh se ëndrrat nuk mbeten veç ëndrra.

“Problemi është që vetëm dëshira nuk mjafton dhe në këtë rast nevojitet një thes me miliona.

Për yllin e Barcelonës, kontrata e të cilit skadon në 2018-ën, janë në garë ekipe të fuqishme si Paris Saint Germain, Manchester City apo edhe Inter i cili do të provojë pavarësisht “Fair Play”-it financiar dhe diferencës së madhe në buxhet i cili ka ndryshuar sado pak që pas ardhjes në klub të kinezëve të “Suning”.

A do t’ja dalim? Mbetet për t’u parë”- ishin fjalët e Marco Tronchettit, ish-President i kompanisë “Telecom Italia” në vitet 2001-2006.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve