Energjetika/ Tremujori i parë pa shira, bie prodhimi, por ulen ndjeshëm humbjet 

Energjetika/ Tremujori i parë pa shira, bie prodhimi, por ulen ndjeshëm humbjet 

Prodhimi i energjisë elektrike, i cili ndikoi në gati një të tretën e rritjes ekonomike vitin e kaluar (sidomos në 9 muajt e parë) ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të 2019-s, duke paralajmëruar për një ecuri të dobët të ekonomisë në tremujorin e parë të vitit. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 1.2%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë ka rënë me rreth 2.5 herë, duke arritur vlerën 1.28 miliardë kilovatorë, nga 3.2 miliardë kilovatorë energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2018.

Ky prodhim i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 53.6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.1% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0.3%  të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike, në tremujorin e parë të vitit 2019, ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 7.9 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 14.3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2019, prodhuan 687 milionë kilovatorë, nga 2.1 miliardë të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2018, duke shënuan kështu një rënie të prodhimit me rreth 3 herë. Ndërsa, hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 590 milionë kilovatorë.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) në tremujorin e parë të vitit 2019, rezultoi me rritje duke arritur vlerën 901 milionë kilovatorëve, nga 115 milionë kilovatorë në tremujorin e parë të vitit 2018.

Por, pozitiv është fakti që gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 531 milionë kilovatorë, nga 599 milionë që ishin në tremujorin e parë të vitit 2018, duke shënuar kështu një rënie me 11.4%. Ndikim në këtë rënie ka patur ulja e humbjeve në shpërndarje e cila përbën 92.8% të humbjeve gjithsej në rrjet dhe humbja në transmetim e cila përbën 7.2% të humbjeve. Humbjet në shpërndarje janë ulur me 3.9%, krahasur me tremujorin e parë të vitit të kaluar, si rrjedhojë e uljes së humbjeve teknike në shpërndarje me 5.7% dhe uljes së humbjeve jo teknike në shpërndarje me 0.2%, ndërsa humbjet në transmetim janë ulur me 55.9% krahasur me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2019, u rrit me 2.8% duke arritur vlerën 1.56 miliardë kilovatorë nga 1.52 miliardë që ishte në tremujorin e parë të vitit 2018. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët familjarë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!