Energji më të shtrenjtë për ata që harxhojnë mbi 700 kWh në muaj? Eksperti në Report Tv: Përfitim momental, jo zgjidhje efikase! Mund të nxisë vjedhjen

Për ekspertin e ekonomisë Igli Tola propozimi i qeverisë për të tarifuar më shumë familjet që konsumojnë më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj mund të jetë një zgjidhje momentale por jo efikase.

I ftuar sot në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Tola tha se problemet më të mëdha në këtë mes janë institucionet publike, kompanitë e mëdha të cilat janë për muaj me radhë kreditorë të këqij të OSHE-së dhe nuk është konsumi i familjeve shqiptare që po rëndon arkën e shtetit por është konsumi makro që i jep një barrë më të rëndë arkës publike.

Ai ngre edhe shqetësimin se një masë e tillë mund të bëhet një stimul që nxit  vjedhjen, korrupsionin për të nxitur mashtrimet dhe manipulimet.

“Kjo sepse qytetarët do fillojnë të gjejnë mënyra alternative që mos të raportojnë si duhet kë, të bëjnë lidhje të paligjshme pra do ti kthehemi historive qe ne me shumë vështirësi i lamë pas, se një nga arsyet pse u hoq fasha 300 kë është që të shmangeshin mashtrimet”, tha a.

Eksperti Talo theksoi se ka ardhur momenti që qeveria shqiptare të marrë parasysh zbatimin e protokollit të Bashkimit Evropian i cili prej vitesh rekomandon subvencionimin e familjeve apo qytetarëve evropianë në kthimin në efiçence ekonomike dhe ekologjike.

“Pra nëse një qytetarë vendos të investojnë në panele diellorë atëherë qeveria në këtë rast subvencionon si në rastin e Italisë deri në 110%  të vlerës”, vijoi eksperti Tola.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në lidhje me dy anijet që qeveria shqiptare ka marrë me qira nga SHBA për prodhimin e energjisë elektrike në këtë kohë krize ai u shpreh se “ne kemi TEC-in e Vlorës i cili nuk është pak metra larg vendit ku janë vendosur anijet i cili ka të njëjtin funksion dhe përdor të njëjtën teknologji, madje po të flasim nga pikëpamja e ndotjes ka filtra shumë herë më të avancuar sesa anijet që na vijnë”.

“E dyta është, se kur do të vijnë këto anije, pra këto anije do ta fillojnë punën në pranverë dhe do ta vijojnë më pas përgjatë stinës së verës dhe është pikërisht momenti kur fillon dhe sezoni veror, duke pasur parasysh ndotjen që këto anije do të sigurojnë e bën të vështirë kryerjen e ditëve të pushimit në këtë bregdet. përdorin një teknologji përmes përdorimit të lëndëve djegëse dhe këtu duhen ngritur dy probleme: Pra ne duke u munduar ë zgjidhim një problem i krijojmë ekonomisë një gangrenë më të madhe  se do kemi një ulje të të ardhurave të vjela nga sezoni turistik”, tha ndër të tjera në intervistën në Report Tv, eksperti i ekonominë, Igli Tola.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës