DURRES- Banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të energjisë. Për disa minuta protestuesit kanë bllokuar rrugën që lidh autostradën me kryeqytetin, ndërsa kanë marshuar nga rrethrrotullimi i ish-Kënetës në drejtim të qytetit të Durrësit. Forca të shumta policie kanë monitoruar situatën.
Në protestën e tyre, qytetarët kanë kërkuar të ndalet aksioni kundër vjedhjes së energjisë, si dhe heqje të kamatëvonesave. Për këtë, protestuesit janë shprehur për zbatim të ligjit, por pas zhvillimit të bisedimeve mes ta për shlyerjen e detyrimeve.
Në protestën e qytetarëve të ish-Kënetës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues dhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa banorët kanë kërkuar punë, siguri dhe rend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com