Energjia,Rama:Fatura elektronike
Basha: Ke Tiranën në errësirë

Energjia,Rama:Fatura elektronike<br />Basha: Ke Tiranën në errësirë
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë përplasur në distancë për reformën në sistemin energjetik.
 
Gjatë një aktiviteti për këto reforma, Rama u shpreh se do të vijojnë lehtësirat për familjet debitore dhe në nevojë, ndërkohë që lançoi edhe projektin më të ri për leximin elektronik të energjisë.
  
“Brenda vitit leximi i faturës do të jetë kudo, jo më siç i duan sytë dhe ia kërkon xhepi një lexuesi që në bazë të rryshfetit bën faturën, po siç e lexon kompjuteri. Nga ana tjetër siç tha ministri po punohet për të vendosur një mesatare, që leximi mos të bëhet çdo muaj por 4 herë në vit”, tha Rama.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha. “Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizon të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita. Mijëra familje anembanë Shqipërisë gjithashtu.

Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizon dhe realiteti i errët i shqiptarëve.

Edi Rama u premtoi qyetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia.
 
Ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë Euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata.

Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji.

Ne nuk do të lëmë asnjë familje në errësirë se nuk ka mundësi të paguajë energjinë. 200 kë për familjet në nevojë do ta paguajë shteti, 
pohon Basha.
 
Më tej lideri i PD-së i bën thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën 18 shkurtit për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate