Energjia, Serbët fitojnë nga bllokimi
Lidhja Fazlliç-Hamoviç-Llazareviç
Kompanitë e bosëve serbë Vojin Llazareviç e Vuk Hamoviç, i cili është takuar në Vjenë me Shkëlzen Berishën dhe Damir Fazlliçin, ku përfshihet EFT-ja e energjisë, janë me bazë në Qipro, ku shumë shtete nuk hetojnë dot.
TIRANE- Kompanitë e bosëve serbë Vojin Llazareviç e Vuk Hamoviç, i cili është takuar në Vjenë me Shkëlzen Berishën dhe Damir Fazlliçin, ku përfshihet EFT-ja e energjisë, janë me bazë në Qipro, ku shumë shtete nuk hetojnë dot. Në një intervistë të Llazareviçit, një nga pronarët e kompanisë Rudnap Energie, e regjistruar dhe në Shqipëri, e cila ka fituar shumicën e tenderave për furnizimin me energji elektrike të KESH-it, ai ka pranuar se ka punuar me Damir Fazlliçin dhe Tom Ridge, si dhe me zyrtarë të lartë boshnjakë e kreun e shërbimit sekret, për të diskutuar për tregtinë e armëve dhe energjetikën në Ballkan. Ai pranon gjithashtu dhe lidhjet e tij të hershme me Arkanin. Damir Fazlliç është ortak në Shqipëri me bosin e Rudnap-it Vojin Llazarevic në kompaninë ALPHA dhe po ndërtojnë një nga impiantet më të mëdha energjetike në Porto Romano, një investim që llogaritet në 65 milionë euro, duke bërë realitet ëndrrën serbe për të dalë në Adriatik, nën kujdesin e Sali Berishës.
IMPORTETKompania EFT ka njohur "vitet e arta" të saj në marrëdhëniet me Shqipërinë në periudhën 2002-2003, kur rreth 15 për qind e gjithë energjisë së shitur nga kjo kompani vinte tek ne. Gjatë viteve ka patur luhatje, por vihet re se më 2007 sërish kjo kompani dallohet mbi të tjerat, duke arritur që rreth 13 për qind të energjisë së eksportuar, ta dërgonte në drejtim të Shqipërisë. Më pas, ka patur vite me prodhim më të lartë vendas dhe EFT sërish ka qenë ndër blerësit kryesorë, ndërkohë që fillimi i furnizimit direkt të CEZ-it nga kompania mëmë uli importin.
INTERESIKu fshihet interesimi i bosëve serbë e boshnjakë për linjën e interkonieksionit? Pa financimin nga qeveria gjermane për, Shqipëria dhe Kosova humbasin një mundësi të jashtëzakonshme për të ulur në minimum humbjet në shkëmbimin reciprok të energjisë elektrike. KfW ka deklaruar se nuk pranon të japë OK për ndryshimin e fitueses për tenderin e lotit të parë. Pa një lot, linja nuk mund të përfundojë kurrë. Me këtë, nuk përfiton as Shqipëria dhe as Kosova, por dikush tjetër. Në rast se KfW-ja do të pranonte të shpallej fituese Energoinvest nga Bosnja, që doli e dyta në tender, fijet të çojnë tek miku familjar i kryeministrit Berisha, Damir Fazlliç. Ndërkohë, në rast se projekti bllokohet, qoftë edhe përkohësisht, fitimet për kompanitë serbe, që janë furnitoret kryesore të Shqipërisë e Kosovës, në një kohë kur energjia është shumë e kërkuar dhe me çmime të larta, do të jenë të konsiderueshme. Në këtë kuadër, është logjike të mendohet se në një takim midis Fazlliçit, bosit serb të kompanisë së eksporteve EFT Vuk Hamoviçit dhe djalit të kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha në Vjenë, të zhvilluar pak kohë më parë, të jetë diskutuar pikërisht plani për të mundësuar sa më gjatë eksportet serbe në rajon.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38