Engel: Të ratifikohet demarkacioni.
Shqetësues ndikimi rus në rajon

Engel: Të ratifikohet demarkacioni.<br />Shqetësues ndikimi rus në rajon<br>
Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i sapokthyer nga një vizitë në Kosovë, ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është në interes të Prishtinës ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të ecë përpara me proceset e integrimit.

“Është diçka e ndërlikuar dhe sigurisht, udhëheqësve të zgjedhur të Kosovës do t’u duhet të vendosin. Po të isha unë, do ta kisha ratifikuar marrëveshjen për ta hequr këtë pengesë një herë e mirë dhe për të ecur drejt gjërave vërtet të rëndësishme, siç janë përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Engel.

Ai ka paralajmëruar liderët kosovarë se nëse e refuzojnë këtë marrëveshje, atëherë do t’u duhet të përballen me pasojat. “Nëse nuk ratifikohet, marrëveshja do të mbetet pezull dhe Bashkimi Evropian do ta përdorë atë si një element trysnie mbi kokën e Kosovës. Kjo më shqetëson më shumë. Nëse refuzon diçka dhe je gati të përballesh me pasojat, atëherë ashtu qoftë. Por punët do të vështirësoheshin nëse ky vendim nuk pranohet”, ka thënë Engel.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe sa i takon ndikimit rus në Ballkan dhe në veçanti nga marrëdhënia speciale që Serbia ka me Moskën.

“Pa dyshim, ndikimi rus është një problem i madh jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vende të tjera. Ekzistojnë lidhje të ngushta mes Rusisë dhe Serbisë. Kjo është shumë shqetësuese. Kur u takova me presidentin Vuçiç këtu në Uashington ia përmenda këtë. Kjo është një arsye më shumë përse Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një ndikim më të madh. Përgjigja jonë nuk duhet të jetë të kthejmë kurrizin dhe të largohemi, ose të shkurtojmë programet e përpjekjet në Ballkan. Ne duhet t’i dyfishojmë ato”, ka thënë Engel.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit