Reforma në Drejtësi është testi kyç i partive politike, por edhe i vetë Shqipërisë për të çelur negociatat me Bashkimin Evropian. Këtë qëndrim ka mbajtur ndaj saj edhe shefi i operimeve në delegacionin e BE-së në Shqipëri Yngve Engstrom.

Reforma në drejtësi është një kusht për hapjen e negociatave të anetarësimit të Shqipërisë në BE. Për këtë arsye duhet të ketë një strategji të miratuar nga Parlamenti. Në momentin që Parlamenti të miratojë draftin, komisioni do të bëjë një raport vlerësimi dhe në fund do të vendosë nëse është koha për hapjen e negociatave. Sa i përket partive politike dhe qëndrimeve të tyre, ne thjeshtë kemi një konfirmim që ato duan ta bëjnë këtë reformë” është shprehur Yngve Engstrom, shef i operimeve në Delegacionin e BE-së.

I pyetur nëse “drejtësia” kalon vetëm me votat e maxhorancës, apo përmes formulës së njohur të politikës, asaj të trafikut të votave të deputetëve, Engstroem shprehet “Nuk dua të bëj spekulime, ne presim miratimin dhe më pas zbatimin e reformës. Konsensusi është një fjalë e gjerë, në presim zbatimin e saj dhe të diskutohet nga të gjitha palët” përfundoi ai.

Ai foli edhe për kalimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili sipas prezences së BE-së tashmë duhet parë se cfarë do të ndodhë me zbatimin e tij në terren nga klasa politike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)