Eni Çobani është kthyer në një personazh mjaft të përfolur në mediat shqiptare. Kujtojmë herën e fundit, e cila ishte para disa javësh kur u shoqërua në polici pasi u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim. 

Në një denoncim për "Shqiptarja.com" dhe "Report TV", kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët kërkuan për sqarime në komisariat Eni Çobanin.

Mirëpo pasditen e sotme juristja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu edhe disa sekrete të jetës private. Teksa u përgjigjej pyetjeve pikante të disa ndjekësve të saj avokatja iu përgjigj edhe pyetjes nëse e ka shkelur ndonjëherë ligjin. D

Po e pranoj publikisht, i vetmi rast kur e shkel ligjin është shpejtësia. Por jam një paguese e rregullt e gjobave në këtë drejtim”, - tha Eni duke qeshur. Ajo shpjegoi më tej se ecën me shpejtësi pasi i duhet të nxitojë për të arritur në seancat që ndjek nga rrethet.