'Mua këtu do më kesh, mos ki merak'/ E kallëzoi nusja e klientes se e kërcënoi në gjyq, Eni Çobani në polici për sqarim (Audio)

Gjirokastër- Juristja e njohur Eni Çobani ka dhënë për disa minuta sqarim në Policinë e Gjirokastrës pasi nusja e klientes së saj e kallëzoi se e ka kërcënuar në sallën e gjyqit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në rolin e avokates në gjykatën e Gjirokastrës.

Në një denoncim për Shqiptarja.com dhe Report TV, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët i kërkuan sqarime avokates Eni Çobani për pretendimin e denoncueses.

Lidhur me këto kërcënime Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar një audio të debatit të ndodhur në ambjentet e Gjykatës së Gjirokastrës, ku dëgjohen qartë edhe fjalët që dy zonjat kanë shkëmbyer mes tyre. 

Eni Çobani: A mund të jap një mendim ndërkohë apo...

Gjykatësi: Mendoj që nuk ka ndonjë vlerë këtu kjo pjesë, se pse duhet të shqyrtohet nga trupi tjetër gjykues.

Eni Çobani: Sepse asnjë nga këto vendime nuk ka lidhje me objektin që ne shqyrtojmë sot. Në qoftëse kjo bëhet në mënyrë të përsëritur… Ne kemi qenë këtu së bashku, kur një avokat kërkoi përjashtimin e njërit anëtar të trupit gjykues dhe mund ta bënte edhe zonja atë ditë. Pikërisht të njëjtën kërkesë. Çfarë është kjo. Unë vetëm një gjë dua të them, pra para trupit gjykues, pavarësisht se ju do të vazhdoni me procedurën. Unë jam një nga njerëzit që e njoh jo mirë, por me themel këtë procedurë.

Rudina Islamaj: Kjo s’është...

Eni Çobani: Dhe kur flasë unë ti mos fol. Kur flas unë ti mos fol… The kjo zonja këtu duhet të kontrollohet e tëra se kjo vjen me çimka nëpër këto lloj ambientesh.  Kjo duhet kontrolluar se kjo vjen me çimka këtu. Unë nuk jam as Merushja as ..., kështu që ulu aty, ulu aty! Ulu aty dhe dëgjo kur flas, në rregull, se të njoh shumë mirë. 

Gjykatësi: Ta mbarojë ajo një herë fjalën.

Eni Çobani: Unë nuk jam nga ata personat që regjistron ti nëpër telefona, kështu që ulu atje. Atëherë edhe një herë i nderuar kryetari i seancës dghe trupi gjykues! Kjo ëshhë një zvarritje e padrejtë. Unë kam reagimin tim si përfaqësuese e të dy personave, si Merushes dhe Mihalit. Nëqoftëse kjo zonja e ka ngjitur me shtëpinë, gjykatën e apelit unë vij katër orë nga Tirana, dhe nëqoftëse kësaj nuk i bën përshtypje po ia përsëris prap: Këtu do më kesh! Jo trup tjetër gjykues por kudo që ta çosh ti, unë do të jem këtu. Unë e kuptoj se për çfarë i bën ti këto. Nuk i bën as për këto zotëritë që ke këtu, ti e bën për përfaqësuesin ligjor. Kaq po të them!

Rudina: E para, e para një herë mos më kërcëno ti mua! Dhe e dyta…

Eni Çobani: Unë nuk kërcënoj. Unë nuk kërcënoj! Unë flas në bazë të ligjit. Dhe ti zonjë do kontrolluar këtu kur hyn në Gjykatë, sepse ti je me çimka dhe ti regjistron në mënyrë të paligjshme. Kaq po të them. Faleminderit!

Gjykatësi: Meqenëse ka një kërkesë përjashtimi, atëherë do të ndërpresim seancën gjyqësore. Kërkesa për përjashtim do t’i vihet në dispozicion gjykatës dhe do të shqyrtohet nga një trup tjetër gjykues.

Eni Çobani: Këtu do më kesh, mos ki merak. Këtu…

Rudina Islamaj: Edhe ti mua prapa më ke…

Mësohet se pas këtyre fjalëve, personazhi i njohur i ekranit, Eni Çobani u mor në pyetje nga policia e Gjirokastrës për disa minuta. Burimet thonë se në komisariat u shoqërua nga forcat Shqiponja edhe denoncuesja Rudina Islamaj për të sqaruar situatën e krijuar në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
'Në kërkim të së vërtetës', reagon për herë të parë Eni Çobani

GJIROKASTËR- Juristja e njohur Eni Çobani është kërkuar për sqarime në polici paraditen e sotme pasi u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim.

Pak çaste më parë në Instagramin e saj, juristja e njohur ka postuar një foto me klienten e saj, Merushe Mengrin, duke shkruar: E dua Gjirokastren siç dua gjithë trevat ku ka shqiptarë po këtu kam rrënjët e të parëve të mi dhe ndihem si në shtëpine timë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë patriotët e mi.

Reagimi i Eni Çobanit

Përveç postimit të fotos, Çobani ka postuar edhe një foto në Instastory ku shkruan: Në kërkim të së vërtetës.

Reagimi i Eni Çobanit

Ditën e sotme në një denoncim për Shqiptarja.com dhe Report TV, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët kërkuan për sqarime në komisariat Eni Çobanin.

Ora 14:21
Kush është nusja që denoncoi sot Eni Çobanin dhe videoskandali me gjyqtarin Boçi

Rudina Islamaj, nusja që pretendon të jetë kërcënuar sot nga avokatja Eni Çobani u bë e njohur pasi publikoi incizimin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi që i kërkonte favore seksuale me qëllim që të përfitonte pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, të Eni Çobanit dy vite më parë ishte vjehrra e saj ajo që tregoi gjithë historinë.

Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregoi se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjehrra e ka kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së nuses.

Për këtë fakt, 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi, për ta ndihmuar. Sipas dëshmisë së saj, kryetari veç orientimit për të paguar lekë, i ka kërkuar edhe favore seksuale në çdo takim.

Ajo ka thënë se pas vendimit të shkallës së parë të gjyqtares Blerta Çibuku, e cila është shprehur në favor të ish-vjehrrës së dëmtuar, ajo kishte vendosur të regjistronte bisedat gjatë takimeve. Para hetuesve nëna e dy fëmijëve, ka treguar se biseda është regjistruar kur dosja ndodhej në Gjykatën e Apelit, ku Boçi kërkonte vazhdimisht favore seksuale që ta ndihmonte. Më pas, edhe Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë ish-vjehrrës duke bërë që e dëmtuara të shpresonte në vendimin e gjykatës së Lartë.

Në qershor të këtij viti, në dhomën e Këshillimit tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kishin vendos mos pranimin e ankimit të bërë nga e dëmtuara edhe pse Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës ia kishte marrë përsipër për ta ndihmuar. Por pas këtij vendimi, nëna e 2 fëmijëve kishte mbetur pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët, duke bërë që të kërkojë ndihmë pranë tek emisioni “STOP” për të publikuar audio-përgjimet dhe kërcënimet e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga detyra.

Rudina mësohet se ua ka bërë të qartë hetuesve se kishte vendosur të ndërmerrte hapin e publikimit të gjithë incizimeve pikërisht në kohën kur ajo pa që nuk do t`i jepej as pension për fëmijët jo më shtëpi. Ndërsa çështja vijon të jetë në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndodhi episodi i sipërpërmendur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dava Kur.ash dhe KaraPu.anash: 04/10/2018 11:20

    Kjo Eni Çobani është një NEPËRKË me 7 Koka ! Njësoj si ajo "PROKURORJA" Eni Vasili ?!!! Ç'farë po ndodh me këto Femrat Arrogante dhe Pordhace me emrin Eni ????!!!! ZOT i madh Ndihmoji Meshkujt Shqiptarë dhe mos ju jep një Grua të tillë , sepse këto janë si të kesh "Nepërkën nën Jastëk" !

    Përgjigju
    • Faiku: 04/10/2018 13:47

      Emrin e ke ne rregull, por duhet ta kishe vazhduar ashtu shkrimin. Burrat e ketyre jane te lumtur qe i kane grate vipa dge ju sjellin para ne shtepi, ti thua neperke. Ta dish ti me ke humbi Eni Cobani 4 dite dhe burri e pranoi prape ne shtepi ohuuu. Po Eni Vasilit kush ja bleu vilen tek gjiri i lalezit e di ti? Cfare neperke thua, meto jane makina qe numerojne para.

  • Arseni: 03/10/2018 17:59

    Se harrova,nese eshte kurjoze Eni Cobani per kete pronen e babait tim,ose “aq” e zonja,ne qender te shkodres FIKS e ka pronen..ta marr persiper ta nxjerr ne tv te -e diela shqiptare-...

    Përgjigju
  • Arsen: 03/10/2018 17:41

    Eni Cobani do burg,bashke me shoqen e saj Valbona Durraj ne shkoder,qe e tjetersoj pronen e babait tim,kam kontaktuar me Eni Cobanin dhe mka then jo smund ta publikoj te -e diela shqiptare-..se e ka shoqe ate Valbonen...smund tja bej kete..publikone ju lutem tv raport.....

    Përgjigju
  • Avokati: 03/10/2018 16:04

    Avokatja Eni Cobani ke universitet ka mbaruar? Plepat apo Kristalin??

    Përgjigju
  • Erik: 03/10/2018 14:28

    Nje reagim i tepruar, por njerezor. Jemi prej mishi e gjaku, nuk e gjykoj se perben kercenim serioz per jeten.

    Përgjigju
  • LEZHA: 03/10/2018 14:12

    Avash moj Eni po kush je ti qe drejtohesh me kete gjuh e kush je ti qe paske per ti qendru ter jeten pas asaj zonje . Turp qe duke shfrytezuar fatkeqesit e ketyre personave ti ben karrjerre . Turp moj kukull prej lecke. perfituese nga hallet e ketij vendi qe merr zemer nga kjo qeveri me mostra si tiiiii eni qobani.

    Përgjigju
  • Irma: 03/10/2018 13:57

    Shume mire ja ka thene e nderuara Eni Cobani. Aq shume e urryer eshte ajo nusja qe ka rrahur vjerren sa vertet Eni i drejtohet nuses keshtu. Edhe une Po te isha ne vend te avokates keshtu do ti thoja nuses te pa shpirt.

    Përgjigju
    • Arsen: 03/10/2018 17:34

      Eni Cobani eshte nje ftyre qe sdi goje me fol,po ate Valbona Durraj ne shkoder,qe e ka shoqe,qe na nxiu jeten me pronat e babait ti,pse se morri persiper ta nxjerrte ne-e diela shqiptare-?pislleqet e saj...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase