TIRANË- Skenarët e asaj se çfarë do të ndodhë në dy mars, thirrur nga presidenti Ilir Meta janë të shumta, ashtu si kurse ky vendim është interpretuar ndryshe nga analistë, gazetarë, juristë si edhe përfaqësues të politikës në emisionin e sotëm në "Pa Protokoll" në Report TV.
Për kreun e SHISH, Fatos Klosi ky veprim i bërë nga Meta i ka humbur shumë vlera të figurës së një presidenti, teksa shprehet se takimin e bërë me kryedemokratin Basha e lexon si një tregues pafuqie për të mbledhur njerëz në shesh. Krejtësisht ndryshe e interpreton gazetari Mentor Kikia. Përballë gazetares Anduela Ndreu, Kikia tha se Meta po e përdor për të kuptuar peshën e tij tek populli, si një demostrim 'force'. Nga ana tjetër, juristi Jordan Daci e mendon të padobishme këtë vendim të kreut të shtetit, sipas së cilit nuk çon në zgjidhjen e krizës politike. As Meta, as marrëveshja opozitë- mazhorancë, për Dacin nuk kanë vlerë. Për të, dalja nga kriza vihet vetëm me ekuilibër politik, që arrihet me zgjedhje të parakohshme.
Roli i kryedemokratit Lulzim Basha në këtë "luftë" institucionesh President- Kuvend solli debat në "Pa Protokoll". Klosi u shpreh kritik ndaj tij, duke thënë se nuk po bën gjë tjetër përveç se po justifikon "një post që ia kanë falur dhe nuk e ka fituar", e ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se është krejt e kundërta. Një qëndrim serioz po mban Basha, u shpreh Kaso, i cili i ka kryer detyrat si kryetar i opozitës. Sa i takon 2 marsit, Kaso zgjodhi të mos fliste në emër të opozitës, por tha se do të ishte personalisht në shesh kundër asaj që quan "përdhosje të demokracisë".
Mes "luftës" mazhorancë- presidencë, ish- kreu i SHISH, Ftos Klosi ka pasur një qëndrim kritik nga kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për Klosin, ajo që Basha po bën është një formë "justifikimi" për postin që e ka të falur dhejo të fituar. "Ia fut kot. Ka mësuar disa fjali, një herë e thotë të parën pastaj të dytën. Ia kanë lënë detyrën, nuk e fitoi. Ia kanë falur. Po mundohet ta justifikojë. Rrotacioni nuk kërkohet, fitohet, nuk e fiton dot", tha ai.
Kësaj deklarate, i është përgjigjur Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso,i cili tha se deklarata e fundit e kryedemokratit për rrotacion politik, duhet dëgjuar me kujdes, teksa ka vlerësuar rolin e tij në drejtimin e opozitës. "Deklarata e Bashës është përgjegjshme, që duhet dëgjuar me kujdes. Ka bërë detyrën e tij si kryetar të opoiztës, ka vënë pikat mbi I, ka bërë detyrat e shtëpisë që i ka kërkuar Bundestangut", tha ai.
2 marsi nuk është për partitë politike. Kështu shprehet përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso në studion e Report Tv në "Pa Protokoll". Sipas tij, ky vendim i presidentit Meta ka ardhur si pasojë e kapjes të të gjitha institucioneve qeveria. Ai zgjodhi të mos përgjigjet në emër të opozitës, po tha se personalisht do të merrte pjesë.
"Nuk është për partitë politike, po për qytetarët. Çdo njeri që e ndjen veten për të qenë i pranishëm me praninë e tij, në mënyrë simbolike duhet të shkoj. Unë personalisht e konsideroj shqetësim të madh përdhosjen e demokracisë, do shkoj", tha Kaso.
Për Kason, opozita ka bërë detyrën e saj duke "demaskuar" qëllimet e fshehta të kësaj mazhorance edhe pse sipas tij, kjo "betejë" nuk ka pasur efektet që pritej dhe sërish fajtor bën mazhorancës.
"Në një vend normal do kishte përgjegjësi, por ne nuk jemi një vend normal. Për çdo institucion kemi bërë një betejë, nuk ka patur efektet që prutej nga reagimi i opozitës. Për Reformën në Drejtësi, ka reaguar opozita, është anatamuar nga drejtësia e re sikur ka frikë. Kur opozita denonconte zhbërjen e parlamentit dhe shuarjen e çdo hapësire të debatit, të gjithë merreshin me hallin e opozitës. Kur merreshim me denoncimet për KLP, KLGJ që po zgjidhen me emra të përveçëm, thonin që duhet të merret me politikë jo me emra konkretë. Është zhvendosur vëmendja nga aksioni opozitar, nuk do ishim katandisur sot këtu. A bëri mirë opozita për djegien e mandatave apo kishte rrugë të tjera, kjo është e hapur për debat. Në 30 qershor u bë një llogari e thjeshtë. Opozita ka njerëz dhe e provoi gatishmërinë e tyre. Do t'i çonte të përballte fizikisht dhe kishte mundësi ta bënte, do të kishte një kosto shumë të lartë. Bëri një llogari të thjeshtë. Nuk e çoi vendin në përplasje të fizike", tha Kaso.
2 marsi i thirrur nga presidenti Meta dhe deklarata e tij për një "besëlidhje me qytetarët" ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit. Në deklaratën e tij, Meta foli për një besëlidhje, por pa folur për një skenar të qartë. Për gazetarin, Mentor Kikia në "Pa Protokoll" dy marsi do të jetë një demostrim forcë që presidenti ka në popull.
"Nëse e shkarkojnë Metën, do jetë një qytetar i nervozuar. Demostrim të forcës që presidenti ka në popull" tha Kikia.
Për juristin Jordan Daci, zgjidhja e kësaj krize politike që ka pushtuar vendin prej disa muajsh, nuk vjen as nga presidenti Meta, as marrëveshje mazhorancë- opozitë, por ekuilibër politik, i përkthyer në zgjedhje të parakohshme. Në "Pa Protokoll" të gazetares Anduela Ndreu, Daci shprehet se kjo krizë ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.
"Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s'bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S'mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë", tha Daci.
Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi e quan të padrejtë thirrjen e presidentit Ilir Meta për një "besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit". I ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv, teksa shprehet skeptik për atë se çfarë do të ndodhë, Klosi tha se me këto veprime po humb vlerat e një presidenti.
"Meta iu drejtua PD, iu drejtua aleatëve që ta ndihmojnë që të thërrasin popullin. Po bën një veprim që nuk i takon presidenti, humbin ato vlerat e presidentit. Ka marrë përsipër një gjë të madhe,. Mbase ka të drejtë në shumë gjëra, por duhen biseduar. Ndoshta është e vështirë për t'u besuar. Nuk besoj se do bëjë ndonjë gjë në 2 mars, nuk ka forcë ta bëj, s'ka njerëz. Nuk mendoj se i ka hyrë një valle kot. Opozita e kuptoi se me forcë nuk bën dot asgjë. Nuk është forca, por duhet gjetur mirëkuptimi. Populli voton, thirret në votime", tha Klosi.
Tik tak o qelbesire. Sa me shpejt te largohesh se e ndote institucionin e presidentit
PërgjigjuMeta eshte rrotka..izuar komplet.. President deficent... Po cte bej i shkreti .. Me ate grua baxh...ll qe ka .. Te mbysi veten ne lane me mire . hhahaha
PërgjigjuKy pler njeri me emrin ilir... meta mendon se do dali njeri për të mbrojtur madhin e vjedhur të Shqiptarve nga ky paçavure njeri. Aq debil është sa mendon që Shqiptarët do ta përkrahin. Kur Shqiptarët e urejn për vdekje.
Përgjigju2 Marsi do perfundoj si 13 Tetori .E keqja me e madhe per politikes shqiptare eshte per keto 30 vjet ,se ne postet e larta te pushtetit kane hipur njerez qe nuk gezojne perkrahjen e shumices se shqiptareve .
PërgjigjuMos harro ne shesh ku**at e Haremit fashist te Jales dhe sharebajgat e Nafije Fallxhores se leshelise , shpellaret e Unazes me Epshurr Brahimkarin, lristat naziskine te haremit fashist te Jales dhe gjithe burgaxhinjte dhe llumin e Lacit, naziskinet e Mamurrasit dhe horrat e Xhelal mendjeziut, me nje fjale gjithe llumi i shqiperise ne ndihme te Habib Burgibes se Tunizise...
PërgjigjuMetes do tja nxjerrim Live ne shesh mos harroje brisqet
Përgjigju