Enkel Demi, mes tri
femrave në festival
 

Enkel Demi, mes tri<br />femrave në festival<br /> 
Pas rrëmujës së bërë në Festivalin e 52-të të RTSH-së me ikjen e Diellza Kolgecit, ai që ka dal i fituar në këtë mes është moderatori dhe gazetari Enkel Demi.

Pas mbledhjes së bërë paraditen e së mërkurës, stafi organizator i Festivalit ka vendosur që në skenë të ngjiten tre femra për të prezantuar përkrah Enkel Demit.

Aktorja Klea Huta, Xhesika Berberi Ish-Miss Universi 2011 dhe modelja Marinela Meta do të ngjiten në edicionin e 52-të të festivalit të këngës përgjatë tri netëve.

Në edicioninn e 52-të të festivalit të Këngës në RTSH do të konkurojnë për çmimin e madh 16 këngë të përzgjedhura ndër 40 kandidatura të paraqitura pranë redaksisë së festivalit.

Ato do të interpretohen live në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve.

Kjo ka qenë formula e festivalit të këtij viti, e aprovuar nga Bordi Drejtues i RTSH-së, i cili gjithashtu ka vendosur që ky edicion të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani