Enkeleida Zeko çon në gjyq Martin
Lekën: 100 mln lekë për dëm moral

TIRANE - Pas debatit të përfshirë vitin e kaluar, prezantuesja e njohur Enkeleida Zeko ka hedhur në gjyq Martin Lekën, drejtorin e komanduar të Radio Televizionit Shqiptar duke i kërkuar dëmshpërblim 100 milionë lekë të vjetra. Më datë 16 tetor Enkeleida ka depozituar padinë civile në Gjykatën e Tiranës.
 
Sipas padisë, prezantuesja kërkon dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar nga Martin Leka gjatë vitit të kaluar.
 
Kujtojmë se, shkrimi i publikuar nga ish-gazetarja sportive e TVSH, Enkelejda Zeko, në të cilin akuzon drejtuesit e këtij institucioni se janë duke shkatërruar transmetuesin e vetëm publik në vend, bëri që të reagojë drejtori i këtij institucioni Martin Leka, nëpërmjet një postimi në Facebook: "Nuk merrem me k…a të sponsorizuara (nga k….t). Kaq është reagimi im për sot” 

gjykata tirane

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI