Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Në shkresë thotë se dorëheqja është e parevokueshme nga posti që e mbante prej vitit 2021. Burime bëjnë me dije se ai është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë zv.ministër i Mbrojtjes dhe në fokus do të ketë Emergjencat Civile.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Më 15 nëntor 2021, u zgjodh si Drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës. 

Shkresa e dorëzuar