Alternativa në pushtet e forcave politike, mes tyre kundërshtare, është një tregues i demokracisë reale, shenjë me pak fjalë e një ripërtëritjeje të dialektikës politike, e cila nuk u besohet në personalizimet kundërshtuese të liderëve më të mëdhenj. Është mendimi i parë që të vjen në mendje të nesërmen e rezultateve elektorale në Shqipëri, të cilat pranojnë fitoren e koalicionit të majtë, të udhëhequr nga Edi Rama dhe përfundimin e historisë politike të Berishës, lider tepër i diskutuar i Partisë Demokratike.
Konsiderata e dytë, me të dhënat në dorë, qëndron tek vlerësimet e OSBE dhe BE mbi transparencën dhe korrektësinë e procedurave të votimit, mesatarisht të pranuara me një efekt të vogël të sensit të përkatësisë mbi formacionin e opinionit mbi votën në zgjedhjet shqiptare, në përgjithësi.
Ka të bëjë veçse me një zgjedhës-qytetar gjithmonë e më laik, në një shoqëri gjithmonë e më likuide (edhe pse fushata elektorale u përqendrua në figurën personale të dy liderëve, me programet elektorale të fshehura) në sintoni me atë që po ndodh në pjesën tjetër të Evropës, ku nuk ka më udhëheqës karizmatikë dhe ku konceptet e të djathtës dhe të majtës kanë nevojë për një traditë të ndryshme kulturore dhe planifikuese përballë një krize ekonomike botërore dhe mbi të gjitha europiane pa precedent.
Një konsideratë e tretë që mund të jetë tashmë e skicuar në dritën e shifrave të zgjedhjeve shqiptare; ajo e jovotuesve, sipas të dhënave kanë votuar vetëm 53%.
Vëzhgimi pa dyshim duhet të marrë parasysh se një e treta e zgjedhësve aktivë shqiptarë janë emigrantë jashtë vendit. Por mosbesnikëria e elektorati shqiptar është një fakt real i rëndësishëm, të cilin forcat kryesore politike në vend duhet ta marrin parasysh.
Një vëzhgim i fundit i përket hipertrofisë së të vegjëlve, partive të vogla, shuma e të cilave në të dy koalicionet arrin në rreth gjashtëdhjetë. Nuk mungojnë partitë e reja jo të pranishme në koalicione si partia e ish-presidentit të Repubikës, që mbledh 2% dhe asnjë vend në Parlament apo AK (Aleanca Kuqezi, ngjyrat e flamurit shqiptar) me një 0.6% me frymëzim nacionalist.
Sa për palën fitimtare, të udhëhequr nga Edi Rama, është mjaft e qartë se arritja e një shumice të gjerë me 84 vende nga numri 140, që do përbëjnë parlamentin në Tiranë, jep siguri për rezultatin e vendimeve, që do të merren patjetër në shtator me krijimin e qeverisë së re për t’iu përgjigjur vështirësive në rritje në vend. Por ndoshta është rasti, tani për tani, për të përdorur ende kushtëzimin mbi atë që mund të ndodhë në një aleancë patjetër të fortë, por ku numrat e subjekteve të vetëm politikë e kanë peshën e tyre.
Të 84 karriget në Parlament, që formojnë mazhorancën e Edi Ramës, janë shuma e 66 vendeve të zëna nga PS (vetëm një më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009), të 16 vendeve të marra nga partia e Ilir Metës (12 vende më shumë se 4 vendet e vitit 2009!), e cila ka më shumë se dyfishuar votat e tij, ku shihen edhe dy vende të tjera të formacioneve të vogla të koalicionit.
Një rezultat që në shumë aspekte befasues ai i Ilir Metës, tani pretendent për Kryetar i Kuvendit edhe pse një ish-lider i PS, më pas themelues i LSI (Levizjes Socialiste për Integrim), me shumë logo me trëndafilin e kuq, që të bëhet kusht në bilancin e politikës shqiptare duke lejuar lindjen e qeverisë së fundit Berisha.
Dikur e kanë quajtur “shpirti pragmatist”: sot dhe jo vetëm në Shqipëri vlen paradigma e "realizmit të shëndetshëm". Një realizëm, që pa dyshim ka paguar, por në të cilin natyra dhe kontributi kanë si qëllim të kuptohen më mirë.
Duhet thënë edhe që, në Shqipëri, duke marrë në konsideratë edhe numrin e banorëve të saj, marrëdhëniet ndërpersonale, miqësitë që përfundojnë në armiqësi të parevokueshme, në fyerje të vështira për t’u harruar, luajnë apo kanë luajtur një pjesë ndonjëherë vendimtare në prodhimin e grupeve drejtuese dhe elitave politike.
Sa për humbjen e Partisë Demokratike (49 vende nga 56 të fituara nga koalicioni i qendrës së djathtë) bashkë me supozimin e një përgjegjësisie të plotë të Sali Berishës, rezultatet e zgjedhjeve me siguri mund të shtyjnë udhëheqësit e saj për një rimendim të rolit të një partie funksioni i të cilit do të duhet të jetë ajo e një të djathte autentikisht europiane, larg nga personalizimet dhe e impenjuar tani për të punuar për një rinovim të thellë të arsyes së saj sociale dhe të drejtuesve të saj.
Të jetë sot opozita e shëndetshme dhe korrekte në prespektivat për një rol të ri me të rëndësishëm.
* Ennio Grassi, sociolog i letërsisë, ka qenë parlamentar në Dhomën e Deputetëve, këshilltar dipolomatik në Tiranë dhe këshilltar shkencor pranë Ministrisë Publike të Edukimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Është anëtar i Komitetit shkencor të “Osservatorio Balcani dhe Caucaso”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)