Pas përfundimit të festës së madhe për fitimin e trofeut kanë folur protagonistët e spanjollëve të Barcelonës për trofeun e 5 të Champions League.
Trajneri katalanas deklaron se Barcelona e meritoi suksesin, pasi në 70 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka fituar 50 dhe zhvilluan një lojë mjaft të mirë në Berlin. “Ishte një vit historik dhe nuk ishte aspak e lehtë.
Përsa i përket të ardhmes nuk e di, pasi ende nuk kam biseduar me drejtuesit” tha ai. E ndërsa në fillim të edicionit ishte Luis Enrike që me shumë vështirësi arriti të bindte drejtuesit, tashmë u duhet shumë punë atyre për ta mbajtur në “Camp Nou”.
Trajneri Massimiliano Allegri në krahun tjetër duhet të kënaqet me dy trofetë dhe finalen, pasi Juve ishte surpriza e edicionit. “Kemi luajtur në një finale të madhe në fund të një sezoni të jashtëzakonshëm.
Kishim përballë një skuadër të madhe dhe ka fituar më i miri. Sezoni ynë ishte i shkëlqyer, më shumë se aq nuk mund të bënim, tani duhet të mendojmë për edicionin tjetër” tha ai.
Përsa i përket protagonistëve në fushë, sfida ishte e veçantë për legjendat e mesfushës, Xavi dhe Pirlo, pasi të dy do të largohen nga ekipet e tyre për të vazhduar karrierën në Katar dhe SHBA.
E ndërsa për disa ishte ndeshja e fundit, për shumë të tjerë përfshirë Pogbanë lufta dhe ëndrra për të fituar Champions League vazhdon, pasi është shumë i ri.
Për t’u ndalur te finalja, francezi ‘qan’ dy raste, ku mendon se arbitri duhet të kishte akorduar një penallti të paktën, një në pjesën e parë dhe një në të dytën, por turku Çakir nuk ishte i këtij mendimi.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com