Enrique Iglesias ka valëvitur flamurin shqiptar në koncertin e tij në Selanik të Greqisë.
Gjatë koncertit, një admirues i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar, më pas këngëtari 44- vjeçar e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.
Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë, mes tyre dhe moderatorja Fjodora Fjora e cila e ka postuar momentin në profilin e saj.
Gjatë koncertit këngëtari botëror i ka mahnitur të gjithë me zërin dhe performancat e tij.
Kujtojmë që Enrique është këngëtar me origjinë gjysëm spanjolle dhe gjysëm filipinase dhe është quajtur ndryshe edhe Mbreti i Popit Latin.