Enrique:Kemi bërë diçka spektakolare
Fituam një ndeshje gati të pamundu

Enrique:Kemi bërë diçka spektakolare<br />Fituam një ndeshje gati të pamundu
Luis Enrique e ka mbajtur fjalë e dhënë tifozëve të Barcelonës, një ditë para zhvillimit të ndeshjes së Champions League kundër PSG në "Camp Nou".
 
Enrique u premtoi fansave një përmbysje të rezultatit të arritur në ndeshjen e parë dhe shënimin e 6-të golave nga skuadra katalanase për të siguruar kështu biletën për në çerekfinalet e Champions League.
 
“Ishte një natë e paharrueshme. Kemi fituar një ndeshje gati të pamundur. Kemi bërë diçka spektakolare dhe jemi të lumtur. Përshëndes edhe romanistët që janë të lumtur gjithashtu”, u shpreh Luis Enrique pas përfundimit të ndeshjes, duke përshëndetu gjithashtu edhe ish-skuadrën e tij të Romës.
 
“Me një skuadër të tillë të përbërë nga kampionë që mendojnë vetëm të fitojnë është më e thjeshtë”, tha  trajneri.
 
I pyetur a kishte ndryshuar mendje për qëndrimin e tij te Barcelona, Enrique është përgjigjur se tashmë vendimet ishin marrë dhe nuk kishte vlerë të diskutoheshin.
 
Mbrëmjen e djeshme, Enrique dhe Barcelona hynë në historinë e Champions League pasi asnjë skuadër nuk kishte arritur më parë të përmbyste 4 gola.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin