
Njoftim për Liçensim
Me vendimet: nr.126 dhe nr.127, datë 01.12.2014, Bordi i Komisionerëve ka filluar procedurat e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e tregëtimitit të energjisë elektrike dhe të furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave te ERE-s ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” nr. 10, pranë Institutit të Gjeofizikës, Tiranë, brenda afatit të përcaktuar në nenin 10 të ‘Rregullores për Proçedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe Rinovimit të Liçensave”
KRYETARI I ERE-s
Petrit AHMETI











