republika e shqiperise
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Mbështetur në nenin 9, të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ndotura”, të ligjit nr. 9584, datë 17.07.2006, “Për pagat, shpëblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të Vendimit të Kuvendit nr. 94, datë 30.04.2007, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Entit rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura” Enti Rregullator i Ujit shpall konkurim për një vend të lire pune, në pozicionin Specialist ne Sektorin ekonomik dhe monitorues te Drejtorisë  Tekniko Ekonomike. Paga e funksionit Kategoria III-b.
 
Përshkrimi i punës:
Specialist i monitorimit e verifikimit te treguesve te punes ne Sektorin ekonomik dhe monitorues te Drejtorisë tekniko ekonomike kryhen keto detyra:
 
  1. Pergatit nje baze te dhenash lidhur me situaten ekonomiko financiare te shoqerive ujesjelles kanalizime;
  2. Bazuar ne metodologjite e aprovuara, formulon udhezime ne lidhje me te dhenat kontabile, financiare apo te dhena baze qe lidhen me procesin e rishikimit te tarifave dhe monitorimin e treguesve te performances se operatoreve;
  3. Per cdo aplikim te paraqitur per ndryshimin e tarifave pergatit pasqyren perkatese me te dhenat dhe treguesit kryesore te performances sipas formatit te miratuar;
  4. Grumbullon, perpunon dhe analizon ne menyre periodike te dhenat dhe treguesit kryesore te performances se shoqerive;
  5. Pergatit raport analize lidhur me te dhenat e paraqitura, kontrollin dhe analizen e tyre si dhe treguesve te performances  te percaktuar per vleresimin e operatoreve;
  6. Grumbullon dhe perpunon te dhenat e bilanceve vjetore te operatoreve;
  7. Pergatit raportin vjetor perkates lidhur me vleresimin e treguesve te performances per sektorin.
 
 Kërkesa të veçanta për kandidatin:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë në një degët ekonomike;
  • Të ketë pervojë pune mbi 5 vjet në fusha të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike, veçanerisht te excel;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, dhe të punës në grup.
 
Paraqitja e dokumentave
 Kandidati duhet të paraqesë deri më datën 22 janar 2015, pranë ERRU, këto dokumenta:           
  • Kërkesë për aplikim
  • Curriculum vitae
  • Dokument identifikimi personal (Fotokopje e noterizuar)
  • Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve
  • Dëshmi të gjëndjes gjyqesore dhe mjekësore
  • Dëshmi ose çertifikatë që verteton njohjen  e gjuhëve të huaja
 
Kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
 
Këtë njoftim e gjeni edhe në faqen e Entit Rregullator te Ujit (ERRU)  www.erru.al.