Në seancën e djeshme gjyqësore për dy zyrtarët e Policisë,Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj për çështjen e pajisjes përgjuese ka pasur dhe skena improvizuese. Ka qenë specialisti i Operacionales në Policinë e Shtetit, Entiol Xhelilaj që u bë protagonist. Ai kishte marrë me vete një valixhe ngjyrë jeshile dhe sa hyri në sallë iu drejtua gjyqtarit Arjan Aliaj me fjalët “…ja ku e ke pajisjen përgjuese…”dhe prej andej nga nxjerë një trëndafil. Kjo shprehje është dhënë me ironi, ndërkohë që gjyqtari nuk është ndikuar aspak, por ka bërë verifikimin e njohjes së specialistit të policisë Entiol Xhelilaj dhe më pas ka vendosur ndaj tij masën e “arrestit në shtëpi”.Xhelilaj është transportua drejt shtëpisë me makinë policie nga kolegët e tij. Pas tij, në sallën e gjyqit ka hyrë shefi i Forcës Lëvizëse Operacionale Artion Duka, i cili ashtu si vartësi i tij është njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

me lule
(Specialist IT pranë Policisë së Shtetit, Reparti Operacionales, Entiol Xhelilaj, me lulen që nxori nga valixhja)

Gjyqi në 16 qershor
Zbardhet data se kur Gjykata e Apelit do të shqyrtojë çështjen e pezullimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Është pikërisht 16 qershori. Relatorja e çështjes në Apel është gjyqtarja Marie Qirjazi, Ervin Metalla dhe Fiqerete Mullaj.Çako u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës në lidhje me skandalin e përgjimeve që po hetohet nga prokuroria.Ndërkohë në “arrest shtëpie” u vendosën dy oficerë policie që kanë lidhje me këtë çështje.